Osmani për iftarin e Kryeministrisë: Pordhët e Syfyrit të Shejh Ebu Gregor Edi Bin Kristaq Al Rama

Publikuar tek: politike, më 10:26 16-07-2015 Osmani për iftarin e Kryeministrisë: Pordhët e Syfyrit të Shejh Ebu Gregor Edi Bin Kristaq Al Rama Nga iftari shtruar nga kryeministria

Kreshnik Osmani, kryetar i Partia Shqiptare Atdheu vjen me një koment kritik në adresë të kryeministrit Rama për darkën e shtruar të Iftarit duke e quajtur : “Iftari “Laik” i kryeministrisë dhe pordhët e Syfyrit të Shejh Ebu Gregor Edi Bin Kristaq Al Rama”.

“Bukë aristokratësh që kishte mbledhur njerëz të sojit së lartë, dhe një tufeë tjetër me sorrollop mediokër, analfabetë e provincialë, që nguten të bëhen pjesë e aristokracisë së vendit me tyrrlilloj marifetesh, por që tradhetohen vazhdimisht ose nga veshja e kombinuar shëmtuar, ose nga forma e gungës së kurrizit që i tradhëton pamëshirshëm, sa herë ngulen përmbi pjatë, kur imami kryeministër të leshoje kushtrimin “Allahu Ekber” dhe t’u japë leje për të ngrënë e për të pirë. Është e vetmja mënyrë që kryeministri të tregoje superioritet”. Është kjo ajo që shkruan Osmani mbi mënyrën se si e ka parë darkën e shtruar nga kryeministri Rama.

“Ambasadorë laikë, muzikantë, artistë, priftërinj, hoxhallarë e baballarë, biznesmenë, pritën një hapje të bukes por Imam Al Rama, nisi hutben, vazen dhe predikimin e tij. Ai, përvecse të pikturojë e të luaje basketboll, di të mbaje edhe hutbe edhe vaze. Të ngopurit e të ftuarve që kishin ardhur për respekt, nuk kishin asnjë problem, por ata që duhej të prisnin Imamin të mbaroje vazën, duhej të duronin ende. Dalja nga urdhëri i imamit është haram (mëkat i madh).
Deri këtu, mund të mos ketë ndonjë çudi sepse të kujtosh hutbet (predikimet) e Shejh El Doktor Salih ebu Rishës, përballë të njejtave fytyrave e surretërve, duket qartë që shejh Al Rama stonon pak. Ai ishte usta. Asnje hoxhë në Shqipëri nuk mund ta përshkruaje Muhamedin ashtu, me pasionin që e përshkruan ai, madje shpesh prej emocioneve e quan Muameti, pa "hhh”. Cudia nis, teksa mendon për laicitetin e Shtetit”, shkruan mandej Osmani i cili më poshtë i tregon kryeministrit Rama se e ka tepruar.

“Këtu nis e të pështjellohet një lëmsh në stomak, që ta nxjerr prej stomakut iftarin me gjithë syfyr. Kryeministri për të treguar që është i gjithëanshem, mban një fjalim fetar tek dera e kryeministrisë laike të vendit tim. Madje duke kënduar vargje kurani të përkthyera shëmtuar, u jep leksion ateisteve të munguar dhe një pjesë të hoxhallareve buzagaz dhe pa personalitet të vendit tim. Kjo ishte e tepruar zoti kryeminister. Nuk e kemi lënë kështu”.


“Nuk është e hijshme, të përdoresh fene për vota, për të fituar famë e simpati sepse kështu e kemi lënë, dhe nëse ju dhe ambasadorët doni ta hapni këtë loje, (me ndjeni për mungesen e modestisë) askush nuk mund ta bëjë atë, më mirë se unë. Parcelizimi i politikës sipas perkatesive fetare, eshte Libanizim dhe Libanin që e banova aq gjate e njoh me rrënjë e dhëmballë. Ai vuan sot me dhimbje të medha sektarizmin politik. Këtë loje duhet ta ndalojë edhe Komuniteti Musliman por edhe ata klerikë që jetojnë për të bërë një selfije me shejhun Al Ramë një herë me Abu-Rish. Jo përdorimit të fesë për të fituar kredo politike. Jam i ashpër, i drejtperdrejte dhe i vertete, sepse e dua vendin tim. Mos u merr me vaze e hutbe zoti kryeministër, por merru urgjent me varfërinë, mjerimin, skamjen, arratisjen e popullit, me azilin dhe me Gjermaninë, sepse thika u ka vajtur njerëzve aty ku nuk mban më dhe nuk kanë më durim. Ju shkruajta pese rreshta sepse ju pata premtuar. Sa herë do të bëni kësoj turpesh ju dhe bashkëpunëtorët tuaj klerike, aq herë do jua kujtoj edhe unë”, konkludon Osmani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha pyet: A do e përdori Rama kërcënimin e ISIS kundër BE-së?
Doshi kërkon ballafaqim me Tahirin: Ka bërë deklarata kontradiktore »
Article Logic
Execution time: 0.033066987991333
array(1) { ["section"]=> string(103) "osmani-per-iftarin-e-kryeministrise-pordhet-e-syfyrit-te-shejh-ebu-gregor-edi-bin-kristaq-al-rama-16314" }