Otomanët e rinj dhe përvjetori i Skënderbeut

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:15 18-01-2018 Otomanët e rinj dhe përvjetori i Skënderbeut

Nga Ilir Levonja

Më 18 janar 2018 shqiptarët kudo ndodhen kujtuan me nderim heroin e tyre kombëtar Skënderbeun. Atletin e krishterimt dhe njeriun që për 25 vjet ndaloi vrullin e një perandorie e cila shkoi gjatë fal një strategjie si përça e sundo ku kryesisht emëronte ujqërit e zonave të ruanin kopenë. Po ta konvertosh sot si koncept, i bie që një kapobandë droge, prostitutash, a armësh mund të bëhej kollaj fare deri pasha. I magjinojeni vet se sa të tillë do kish prodhuar viti 1997 sikur të ishim akoma nën Turqinë. Ose imagjinoni vet për emrat e këtij soji që i njihni mirë aty ku jetoni, do i kishit sot pashallarë. Mjaft të çonte rregullisht karrocat me të dhjetat, apo taksat në Stambollin, e haremeve dhe intrigave të grave të sulltanëve. Kjo e shpjegon faktin që edhe sot e kësaj dite, ne shqiptarët nuk habitemi që në poste të larta, akoma shfaqen tek-tuk, njerëz me investime nga fusha të tilla. Nuk jemi shkëputur plotësisht nga mendësia e pushtuesit. I gëzohemi të fortëve dhe i duam me vete. Mirëpo në këtë 550 vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit, entuziazmit të shqiptarëve iu përgjigj paralelisht edhe absurditeti i kryeministrit të vendit. Pse është absurditet Edi Rama? I cili nga njëra anë e ka shpallur vit të Skëndërbeut, dhe ditë më ditë, e sidomos dje, kudo me ERTV e tij, në ekspozita, takime, tubime etj., për Skëndërbeun..., i ofroi shqiptarëve si sukses ofertën e një firme turke për investimin në ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

 
Madje me një kronikë video ky ai dhe babazoti i Ankarasë, Erdogan, shtrëngonin duart. Një ironi e kohës për ne shqiptarët, pasi ata që e kanë ndjekur deri diku karrierën e Erdoganit, këtij futbollisti të dështuar, nga kryetar bashkie i Stambollit, (1994) e deri sot, si presidenti i 14 i Turqisë, e njohin mire devizën politike për një perandorie osmane të re përmes investimeve dhe me pushtim ekonomik. Ai që u fuqizua në Turqi me preteksin europian por që sot që sot bën të kundërtën, fuqizon traditën e shuar të radikalizmës dhe fanatizmit në emër të besimit islam. Në fund të fundit, edhe arnautit të gjatë i takon një shpërblim një investim, votoi kundër Amerikës në OKB. Kjo është edhe një nga ato të tjerat ironi që ne shqiptarët e vulosim duke thënë, e na plasi menderja neve, ne, duam paratë dhe kaq. Në fakt jemi pjesë e kapur e një pushtimi të ri otoman, pikërisht në ditën e përvjetorit të heroit kombëtar. 


Dhe ndërsa në mëngjes keqkomunikonte me ndjekësit në profilin e tij, sepse i kujtonin aeroportin e Kukësit, një investim i harruar ku dergjen miliona dollarë, pasdite e në vazhdim me Skëndërbeun. Eshtë pjesë atij majmuzimi shqiptar, ku ngërdheshu këtu e zgërdhiu andej. Më bëri përshtypje një komunikim i tij me një qytetar, një komunikim prej garipi lagjeje në lidhje me perqëndrimin e investimeve qeveritare në jug në raport me ato në veri të vendit, midis të tjerave ky banor i përmende edhe aeroportin e Kukësit dhe rëndësinë strategjike. Edi Rama me ca mendje plot, si ai qytetari kur i flet fshatarit, i thoshte se ky i Vlorës është ndërkombëtar, me një fjalë për linjat jashtë vendit. Kurse i Kukësit përbrenda dhe se ai nuk merrej me 'të. Nga ana tjetër kronikat televizive theksonin pikërisht togfjalshin, mbyllen llogaritë me aeroportin e Kukësit. Një investim edhe ky nga vendet arabe, Emiratet. Por që për shkak të kontratave konçesionare të aeroportit të Tiranës, ngrohet në diell, pa ndjerë kurrfare një rrotë aeroplani. Ndërsa kërkoja ca vite më pare, rreth transportit në Shqipëri, kam mbetur i befasur me linjat e fluturimit brenda vendit. Bëhet fjalë për vitet 1920 e deri 1940 kur luftrat në rajon kishin arritur një faze mëse të nxehtë. Shqipëria dispononte disa aerodrome, si Gjirokastra, Vlora, Shkodra, Peshkopia, Korça, Tirana (por jo Rinasi i sotshmi) kjo fal investimeve gjermane dhe italiane. 
Sot për ''habi'', investimet aeroportale vijnë nga lindja. Dhe gjithë aerodromet e mëparshëm janë si të vdekurit mes të të gjallëve. Edhe pse mund të përbëjnë një bonus të madh për ekonominë e vendit dhe qytetet në fjalë. 


Për momentin, kam parasysh këtu sovranitetin e shtetit të dytë të shqiptarëve, Kosovën, aeroporti Kukësit duhej të fuksiononte me kohë. Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet, nuk ka përpjekje që nuk konkludohet kur ato ekzistojnë vërtet. Hiqeni nga mendja..., por si ish komandantëve të UÇK-së që qeverisin sot aty në Kosovë, si djemve të nomeklaturës në Tiranë, veç pushtetit të tyre nuk u nevojitet asfare fatet e kombit. Pavarsisht se çirren për kalorësin e krishterimit, Skëndërbeun. Jo, jo asfare. 
Madje është një nga aeroportet mundësi e madhe punësimi dhe tregu për shqiptarët mes vedi dhe më tej. Po, siç e tha dhe pashai, qeveriu i Shqipërisë, djali me atlete adidas, me xhup juventin, është një aeroport, brenda për brenda. Jo për matanë. Ai do të ndërtoj një të madh për matanë. Që të ikin shqiptarët. Se ai për matanë këtë punë ka. Kurse, ky brenda për brenda të mban në shtëpi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071690082550049
array(1) { ["section"]=> string(51) "otomanet-e-rinj-dhe-pervjetori-i-skenderbeut-107012" }