Oxfam e fut Shqipërinë në listën e zezë të parajsave fiskale

Publikuar tek: ekonomi, më 16:47 28-11-2017 Oxfam e fut Shqipërinë në listën e zezë të parajsave fiskale

Pa pritur të publikohet lista zyrtare e Bashkimit Europian për parajsat fiskale, organizata Oxfam ka publikuar listën e vetë të “zezë” ku përfshihen edhe pesë shtete europiane.

Lista përfshin të gjitha ato shtete ku qeveri të ndryshme që iu japin mundësinë kompanive shumëkombëshe miliona dollarëshe të mbajnë miliarda dollarë në kurriz të tatimpaguesve si brenda Bashkimit Europian por edhe në vendet në Zhvillim.

Këto shtete iu japin mundësi kompanive të paguajnë taksa të ulta ose zero taksa duke shkaktuar varfëri dhe pabarazi.

Oxfam kritikon Bashkimin Europian pasi ka vendosur të shqyrtojë 92 shtete dhe juridiksionet por duke përjashtuar shtetet e Bashkimit Europian.

Në listën e zezë janë 35 vende, përfshirë Zvicrën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Midis tyre janë edhe juridiksione historikisht të konsideruara si parajsa fiskale: nga Ishujt Marshall në Cayman, Bahamas, Singapor, deri në Bermuda. /Newsbomb.al

Më shumë në këtë kategori: « Del në shitje spitali privat “Hygeia”, nisin negociatat me tre kompani të njohura në Tiranë
Ekonomia e Shqipërisë ende nuk përfiton edhe pse vendi ka rezervat më të mëdha të naftës në rajon »
Article Logic
Execution time: 0.011379957199097
array(1) { ["section"]=> string(67) "oxfam-e-fut-shqiperine-ne-listen-e-zeze-te-parajsave-fiskale-101110" }