‘Pa libra, mos u q* me të’! Kumbaro ‘çmend’ rrjetin! Pa dashur, bën atë që asnjë fushatë s’ia kishte dalë dot

Publikuar tek: kulture-art, më 13:07 05-11-2018 ‘Pa libra, mos u q* me të’! Kumbaro ‘çmend’ rrjetin! Pa dashur, bën atë që asnjë fushatë s’ia kishte dalë dot

Një postim i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, që është konsideruar aspak etik, ka shkaktuar një debat të madh në rrjetet sociale. Mirëpo ajo çka bie më shumë në sy është fakti që për herë të parë shoqëria shqiptare po flet kaq shumë për librin.

 

Edhe pse i nxitur nga një shprehje vulgare e ministres së Kulturës, rrjetet sociale po gëlojnë me diskutimin për librin. Kjo vjen edhe në një kohë kur pas disa ditësh, më 14 Nëntor do të mbahet si çdo vit Panairi i Librit.

Nëse do të sjellim në kujtesë një raport të INSTAT për vitin 2017 se sa shqiptarë lexojnë libra, bëhet fjalë për një shifër të frikshme.

1 milionë shqiptarë, tha INSTAT, nuk lexojnë aspak libra. Për të stimuluar leximin e librave, Ministria e Kulturës kishte nisur edhe një fushatë të quajtur “Takohemi për një libër”. Kjo nismë nuk dukej dhe aq e suksesshme. Të paktën deri dje, kur ministrja Kumbaro shkroi në Twitter: “Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”.

“Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të”, është pikërisht kjo fjali e ministres, që shkaktoi kaq debat për librin në hapësirën virtuale. Kjo shprehje e thënë pa citim nga Kumbaro është përdorur fillimisht nga shkrimtari John Waters.

Gafë e ministres së Kulturës apo e thënë qëllimisht prej saj, këtë nuk e dimë, por ajo që mund të themi me siguri është se shoqëria shqiptare ka nisur të diskutojë për librin. Shpresojmë që edhe Panairi i Librit pas disa javësh të tejmbushet nga qytetarët.

Më poshtë disa reagime në rrjetet sociale për librin.  /newsbomb.al

olti curri.jpg

erion kristo.jpg

45390883_1846567408724037_9135196963858284544_n.png

pano soko.png

alfred lela.png

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panairi i Librit, Flutura AÇKA gjen forcat dhe vjen me një botim të ri poetik
Tedi Papavrami rikthehet në Tiranë pas 4 vitesh »
Article Logic
Execution time: 0.0053169727325439
array(1) { ["section"]=> string(107) "pa-libra-mos-u-q-me-te-kumbaro-cmend-rrjetin-pa-dashur-ben-ate-qe-asnje-fushate-s-ia-kishte-dale-dot-140310" }