Pacienti i parë i transplantit të kokës mund të përjetojë diçka “më të keqe se vdekja”

Publikuar tek: bota, më 13:36 09-04-2015

Valery Spiridonov është 30 vjeçari rus i cili doli vullnetar për tu bërë personi i parë në botë që do të kryejë një transplant të plotë të kokës, e thënë më thjeshtë, e gjithë koka e tij do të vendoset në një trup tjetër.

Operacioni do të realizohet nga Doktori italian, Dr Sergio Canavero, e pritet të zgjasë 36 orë dhe do të përfshijë një straf prej 150 doktorësh dhe infermiere.

Spiridonov, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë që i ka përfshirë gjithë trupin , është i përgatitur për rastin më të keq, që është refuzimi i kokës nga trupi i ri, çka nënkupton vdekjen. Por sipas Dr Hunt Batjer, president i Shoqatës Amerikane e Kirurgëve neurologjikë, ka edhe “më keq se vdekja”.

“Nuk do t’ja uroja asnjë njeriu këtë. Nuk do lejoja askënd të ma bënte këtë mua, pasi ka gjëra më të këqja se vdekja”, tha Neurokirurgu.

Problemi është se bashkimi i kokës me trupin e ri, duke përfshirë shtyllën kurizore, palcën dhe venat, mund të rezultojë në një nivel çmendurie të pa përjetuar me parë.

Transplanti i parë i kokës është kryer 45 vjet më parë, ku majmumi të cilit ju transplantua koka, nuk jetoi më shumë se 10 ditë, duke e lënë në pamundësi të marë frymë dhe pa lëvizur, si pasojë e mos bashkimit të duhur të pacës kurrizore

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032802104949951
array(1) { ["section"]=> string(89) "pacienti-i-pare-i-transplantit-te-kokes-mund-te-perjetoje-dicka-me-te-keqe-se-vdekja-8249" }