Pacolli: I njoh njerëzit “Iluminati”, por jam larguar për shkak të fesë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:13 13-11-2016 Pacolli: I njoh njerëzit “Iluminati”, por jam larguar për shkak të fesë

Presidenti me mandatin më të shkurtër në historinë e re të Kosovës, Bexhet Pacolli që drejton partinë Aleanca e Re, ka folur për të ashtuquajtura “shoqëri sekrete” duke pohuar se i njeh ato.

“Kam bashkëjetuar me këto shoqëri, kam pasur të bëjë me këto shoqëri, nuk jam pjesë e saj, për një arsye, jo pse këto janë shoqëri që e dëmtojnë dikë ose e dëmtojnë shoqërinë. Edhe këto e luajnë rolin e vet, në mrekullitë që ndodhin, duke filluar tek të ndritshmit Iumanati siç quhen”, ka thënë Pacolli, në emisionin “Me Shukin”.

Madje sipas Pacollit, shoqëritë e njohura me emrin Iluminati kanë një ndikim të madh në shumë “mrekulli të botës” siç i ka quajtur Pacolli, që ka qenë gjithashtu ish-zëvendëskryeministër i Hashim Thaçit.

“Ata kanë luajtur një rol shumë të madh edhe në zhvillimin e shkencës edhe artit dhe shpikjeve të ndryshme”, ka thënë Pacolli.

Por përkundër kësaj, ai thotë se kurrë nuk ka qenë pjesë e tyre.

“Kam pasur një besim më të tepër tek feja, dhe gjithmonë kam shikaur në fund të ditës me ju largu këtyre”, ka thënë Pacolli.

Ai në emision i referohet disa herë, librit të shenjtë të myslimanëve, saktësisht ajeteve kuranore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023807048797607
array(1) { ["section"]=> string(73) "pacolli-i-njoh-njerezit-iluminati-por-jam-larguar-per-shkak-te-fese-59422" }