Pacolli në librin e ri: Sinqeriteti im është gati proverbial…për këtë arsye s’u bëra asnjëherë politikani tipik

Publikuar tek: politike, më 17:57 01-12-2015 Pacolli në librin e ri: Sinqeriteti im është gati proverbial…për këtë arsye s’u bëra asnjëherë politikani tipik Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, ish-presidenti dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës ka publikuar së fundmi librin ‘’Nga sfida në sfidë’’.

“Këtë libër ia kushtoj të rinjve të Kosovës’’, shkruan Pacolli për librin.

Botimi i tij shoqërohet me parathënie të Prof.Dr Rexhep Meidanit dhe ambasadorit William Uoker.

‘’Historia ime nuk i ngjan historive tipike të heronjve…Sepse sinqeriteti im është gati proverbial sa dikush gabimisht apo me tepri e quan dhe naivitet. Madje bash për këtë arsye, unë nuk u bëra asnjëherë politikani tipik. E di që kam paguar kosto për shkak të sinqeritetit por kjo nuk më dekurajon.

Jam i gatshëm të paguaj përsëri, anipse sot që po e shkruaj librin jam politikan dhe politikani  në modë në Kosovë, duhet të gënjejë, duhet të zbukurojë të kaluarën, duhet të fshehë mëkatet. Unë s’dua të jem kësi politikani’’, rrëfen Pacolli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Punësim i ligjshëm i shqiptarëve në Gjermani, të shfrytëzohen të gjitha mundësitë
Zbardhet ligji, para festave të fundvitit do falet një vit burg për çdo të dënuar »
Article Logic
Execution time: 0.022846937179565
array(1) { ["section"]=> string(116) "pacolli-ne-librin-e-ri-sinqeriteti-im-eshte-gati-proverbial-per-kete-arsye-s-u-bera-asnjehere-politikani-tipik-26715" }