Pacolli nostalgjik: Dikur me Ramushin kemi qenë miq

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:37 10-03-2015 Pacolli nostalgjik: Dikur me Ramushin kemi qenë miq

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli tashmë që është shkëputur nga politika aktive duket se është bërë paksa nostaligjik.

Në profilin e tij në facebook, Pacolli ka postuar dy foto ku në krah të tij ndodhen kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.

Në përshkrimin e njërës prej fotove, Pacolli shprehet se me Haradinajn ka pasur marrëdhënie të mira, por ndoshta politika i ka dëmtuar ato. “Duke shiquar në fotot e kohës kur s’isha në politikë, gjeta, pos tjerash edhe këtë foto me Ramushin. Me Ramushin kemi patur marrëdhënie shumë të mira, me të e me familjen e tij. Ramushi e ka një babë të mrekullueshëm që e kam vizituar në të gjitha kohërat. Politika, (ndoshta) apo njerëzit e tij (me siguri) i kanë dëmtuar marrëdhënjet tona. Kam shumë respekt për sakrificat e tij dhe familjes së tij”, shkruan Pacolli.

Ndërsa në foton ku ndodhet me ish-bashkëshorten e tij, Ana Oxa dhe Jakup Krasniqin, Pacolli shkruan: “Duke shiquar në albumet e mia hasa në këtë foto. Me Jakup Krasniqin në vitin 1999 gjat qëndrimit të tij si mysafir i imi në Lugano.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031789064407349
array(1) { ["section"]=> string(55) "pacolli-nostalgjik-dikur-me-ramushin-kemi-qene-miq-5490" }