Pacolli takim me homologun gjerman Mass, diskutohet vendimi për taksën 100% të mallrave serbe (DETAJE)

Publikuar tek: rajon, më 15:31 11-01-2019 Pacolli takim me homologun gjerman Mass, diskutohet vendimi për taksën 100% të mallrave serbe (DETAJE) Nga takimet e mëparshme të Mass me Pacollin

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar homologun e tij gjerman Heiko Mass me të cilin kanë diskutuar për disa çështje, por bëhet e ditur se ndër temat kryesore në axhendën e takimit ishte çështja e vendimit të taksës 100% të mallrave serbe që Prishtina zyrtare ka ndërmarrë  si kundërpërgjigje për  fushatën lobuese të Beogradit kundër njohjeve të Pavarësisë së Kosovës.

 Në ndryshim nga Brukseli dhe Washingtoni, të cilët kanë kërkuar me ngulm heqjen e taksës nga ana e palës kosovare, Berlini nuk ka ushtruar presion në këtë aspekt.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass në një deklaratë të përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacollin, ka përmendur edhe kundërfushatën e bërë nga serbët për mospranimin e Kosovës në Interpol si dhe lobimin e palës serbe për heqjen e njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës për shtetet që e kanë njohur atë, raporton newsbomb.al.

Sipas Mass këto lëvizje të Beogradit kanë sjellur një ngërç midis dy vendeve dhe një ngecje të dialogut Kosovë-Serbi.

Në takimin me Pacollin, homologu gjerman ka bërë thirrje që palët t’i kthehen dialogut konstruktiv, pasi vetëm kështu proceset për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Europian do të ecin përpara, raporton newsbomb.al.

Në njoftimin e bërë nga zyra për informim e Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Mass, theksohet fakti që Republika e Kosovës dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë ende një rrugë të gjatë përpara për të bërë drejt anëtarësimit në unionin evropian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jo vetëm në Shqipëri, ngrihen në protestë studentët e Kosovës
Arrihet marrëveshja Besa - LSDM, Zaev dakort me ndryshimet kushtetuese. Si do jenë pasaportat e shqiptarëve në Maqedoni (Detajet) »
Article Logic
Execution time: 0.02410101890564
array(1) { ["section"]=> string(105) "pacolli-takim-me-homologun-gjerman-mass-diskutohet-vendimi-per-taksen-100-te-mallrave-serbe-detaje-148391" }