Padia për Arta Markun, Gjykata rrëzon kërkesën e Rovena Gashit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:15 13-02-2018 Padia për Arta Markun, Gjykata rrëzon kërkesën e Rovena Gashit

Seanca gjyqësore për padinë e Rovena Gashit ndaj Kryeprokurores Arta Marku është shtyrë për në datën 27 shkurt. Në seancën e sotme Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e Gashit për praninë e Kryeprokurores Marku në seancë.

Më herët avokati i Gashit, Çlirim Gjata kërkoi që në seancën e sotme të ishte e pranishme personalisht Arta Marku.

Rovena Gashi pasi u largua nga detyra ku mbante postin si Drejtoreshë e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, paditi Arta Markun. Në padinë e depozituar në Gjykatën Administrative, Gashi pretendon se Kryeprokurorja e ka larguar nga detyra pa motiv.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytje dhe rrugët të bllokuara nga bora, reagojnë Emergjencat Civile, si është situata në gjithë territorin
Vdekja e foshnjes, mjekët hedhin poshtë versionin e policisë: Fëmija ishte prerë në të gjitha anët »
Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432
array(1) { ["section"]=> string(68) "padia-per-arta-markun-gjykata-rrezon-kerkesen-e-rovena-gashit-110121" }