Paditen në Prokurori Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima dhe dy zv-ministra. Reagon Basha

Publikuar tek: politike, më 12:38 28-12-2015 Paditen në Prokurori Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima dhe dy zv-ministra. Reagon Basha

Ministria e Enerigjisë dhe Industrisë ka paditur në Prokurori tre ish-ministra të qeverisë Berisha, Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima pas auditimit të dosjes së privatizimit të OSHEE.

MEI ka paditur edhe dy zënvendësministrat, Eno Bozdo dhe Nertila Alibali për favorizim të mëtjeshëm të kompanisë CEZ gjatë aktivitetit të saj. Sipas Ministrië së Energjisë, dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit arrin në 414 milionë euro. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka paditur n9 Prokurori edhe këshillëtaren e ish-kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli dhe Mimoza Vokshi.

Pas padisë nga MEI ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e quajtur një lojë me pseudo-padi për tu hedhur hi suve shqiptarëve dhe për të fshehur vjedhjet dhe aferat e tyre.

“Lojrave me pseudo-padi për tu hedhur hi syve shqiptarëve ju ka ardhur fundi. Kishin shansin për hetim të drejtë dhe të pavarur për këtë çështje nga dita e parë deri në ditën e fundit po nuk e bënë sepse e vërteta do të nxirrte në dritën e diellit vjedhjen e shekullit. Përkundrazi u investuan me kuç e me maç, me zara e kopac që të ndalnin hetimin me ligj.

Kryehajduti Rama dhe Kusar Gjiknuri kujtojnë se duke paditur paditësin do t’i shpëtojnë gjykimit për mega-aferën CEZ, vjedhjen e shekullit prej 600 milionë Euro. Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij shpresojnë më kot se duke hedhur tym do të arrijnë të mbulojnë gjurmët dhe transfertat e tyre bankare off shore.

Tepër vonë. Janë kapur me presh në duar. Do të paguajnë deri në kacidhen e fundit paratë që ju vodhën shqiptarëve. Qerrja e transparencës ndërkombëtare ka filluar të levizë. Nuk kanë për ta shantazhuar dot, nuk kanë për ta blerë dot, nuk kanë për ta ndalur dot me ligj të posaçëm siç ndalen përkohësisht drejtësine shqiptare. Ora po troket mbrapsht për Edi Ramën me 40 hajdutë”, ka thënë Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri Saimir Tahiri premton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë
Meta në takim me gazetarët: Shpresoj të japim lajmin e çeljes së negociatave »
Article Logic
Execution time: 0.026025056838989
array(1) { ["section"]=> string(102) "paditen-ne-prokurori-3-ish-ministrat-ridvan-bode-genc-ruli-dhe-florian-mima-si-dhe-2-zv-ministra-28715" }