Paditet Saimir Tahiri dhe ‘’Çuni i tij’’, ja padia e çuditshme në Gjykatën e Lartë (VENDIMI I PLOTE)

Publikuar tek: politike, më 12:19 27-11-2015 Paditet Saimir Tahiri dhe ‘’Çuni i tij’’, ja padia e çuditshme në Gjykatën e Lartë (VENDIMI I PLOTE) Padia, djathtas Saimir Tahiri

Paditet në mënyrë të çuditshme ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi ‘’çuni i tij’’, punonjësi i policisë rrugore Flamur Kurpali, ka vendosur një gjobë mbi lejen e drejtimit të Sokol Sinanit, një qytetari.

Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme padia ndaj ministrit, apo punonjësve të policisë, por ajo që tërheq vëmendjen është shprehja e përdorur në objektin e padisë, ‘’çuni i tij’’, për punonjësin e policisë Kurpali.

Newsbomb.al disponon vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë dhe pikërisht edhe objektin e padisë ku shkruhet  ‘’Çuni i tij’’.

 “Çunat’’,  shpesh në media, te opozita, politika e qytetarët është përdorur për policët e Tahirit. Madje së fundmi ‘’Çuni i tij’’ , me sa shohim po përdoret edhe në proceset gjyqësore ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Por ''çunat'' në fakt nuk janë as të Tahirit e as të çdo ministri të Brendshëm që do ta pasojë, veçse policët e shtetit.

“Detyrimi i palës së paditur për të dëmshpërblyer palën paditëse  në vleftën e përcaktuar nga gjykata.  Kthimin e dokumentacionit (leje drejtimi dhe çertifikatë pronësie  e mjetit me targë DS 229KL).  Anullimin e sanksionit administrativ të vendosur në mënyrë të kundërligjshme  nga “çuni i tij” punonjësi i policisë Flamur Kurpali. Baza Ligjore: Nenet 32, 32, 43, 48 të K.Pr.Civile”, thuhet në objektin e padisë. Gjithsesi gjykata nuk i ka ndryshuar sanksionet për Sokol Hasanin.

Në lidhje me padinë e çuditshme ka reaguar edhe juristia e Ministrisë së Brendshme, Tea Selmanaj.

“Duke marrë shkas nga ky artikull dhe pasi e kam ndjekur vetë këtë çështje shpreh qëndrimin juridik se kjo padi nuk mundet të fitohej në asnjë shkallë të gjykimit pasi ishte e pabazuar në ligj dhe në prova dhe shkelja e konstatuar ishte e parashikuar shprehimisht në ligj.

Shkelja ishte konsumuar dhe ishte konstatuar në mënyrë të rregullt. Një padi qesharake, jashtë kushteve dhe elementeve që parashikon ligji, kodi i procedurës civile për mënyrën e hartimit të kërkesë padisë, e ngritur para gjykatës dhe pa argumenta ligjore nuk mundet të hedhë baltën mbi punën e Policisë së Shtetit dhe mbi të gjitha të Ministrit të Punëve të Brendshme”, thotë Selmanaj.

saimirtahiripadicuniok

Objekti i çuditshëm i padisë

{gallery}tahiripadi{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani paralajmëron kontrolle mes prokurorëve dhe inspektime të gjyqtarëve: Kemi plot dosje
Basha cakton ditën e protestave: Ja kur do mblidhemi në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.025381088256836
array(1) { ["section"]=> string(99) "paditet-saimir-tahiri-dhe-cuni-i-tij-ja-padia-e-cuditshme-ne-gjykaten-e-larte-vendimi-i-plote-26403" }