Pafajësia e Arben Frrokut/ Ministri Tahiri: Shpresoj mos jetë thënë ende fjala e fundit

Publikuar tek: politike, më 14:47 04-04-2015 Pafajësia e Arben Frrokut/ Ministri Tahiri: Shpresoj mos jetë thënë ende fjala e fundit Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Pas shpalljes së pafajësisë nga ana e gjykatës për Arben Frrokun si të akuzuar për vrasjen e komisarit Lamaj ka reaguar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nëpërmjet një statusi në rrjetin social. Ai shkruan se shpreson që mos të jetë thënë ende fjala e fundit duke pohuar se emërimet politike në gjyqsor kanë shkatërruar sistemin e drejtësisë.

“Reforma dhe dekriminalizimi i drejtësisë është rruga që kemi nisur e që duhet të vazhdojme bashkë, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë sistematike.

Kjo është e qartë sot, shumë më shumë se dje. Emërimet partiake në gjyqësor, sponsorizimet politike dhe korrupsioni skandaloz në dy dekada, e akoma më shumë 8 vitet e fundit, ka shkatërruar integritetin e drejtësisë. Shpresoj të mos jetë thëne ende fjala e fundit! Por përtej fakteve konkrete, mungesa e besimit publik te drejtësia sot është me evident se kurrë. Dhe aspak rastësisht, e as gabimisht!”, shkruan Tahiri një ditë pas shpalljes të pafajshëm të Arben Frrokut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS, Manja: PD të japë qëndrimin për dosjen e Arben Ristanit
PD: Dekriminalizimi rrëzon patericën e pushtetit të Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.029562950134277
array(1) { ["section"]=> string(90) "pafajesia-e-arben-frrokut-ministri-tahiri-shpresoj-mos-jete-thene-ende-fjala-e-fundit-7817" }