Pafajësia e Arben Frrokut/ PD: E motivuar politikisht nga dyshja Rama-Meta

Publikuar tek: politike, më 17:52 03-04-2015 Pafajësia e Arben Frrokut/ PD: E motivuar politikisht nga dyshja Rama-Meta

Deputeti i PD-së Eduard Halimi ka shprehur shqetësimin e kësaj force politike për vendimin e sotëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’i dhënë pafajësinë Arben Frrokut.

Halimi e ka konsideruar këtë vendim të Gjykatës si të motivuar dhe të nxitur politikisht nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta. Ai tha se vendimi ngjall dyshime së është diktuar për të mbyllur pazare për çështjen “Meta”.

“Partia Demokratike mësoi si gjithë qytetarët e vendit vendimin e gjykatës për të shpallur të pafajshëm vëllain e deputetit Frroku, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e komisarit të policisë Lamaj, për të cilën, organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm. Jemi sot këtu për të shprehur në emër të Partisë Demokratike, shqetësimin e thellë për këtë vendim, që ka shkaktuar tronditje të mbarë opinionit publik, dhe ka lënë dyshime të forta si vendim i influencuar politikisht. Vendime të tilla, pasi shumë prova e fakte janë bërë publike dhe qëndrojnë fort në favor të akuzës, merren në një kohë kur ka dyshime të forta se dyshja Rama-Meta ka pakte për të mbyllur me vëllain e të akuzuarit, dhe kur ata kanë çuar në një shkallë të paimagjinueshme ndërhyrjet në drejtësi, me telefonata e kërcënime për gjykatësit, fakte të bëra publike kohë më parë dhe të pakundërshtuara deri më sot.  Vendimi i pafajësisë për vëllain e deputetit është sot në sytë e të gjithë shqiptarëve, një vendim që ngjall dyshimet më të forta se është diktuar nga qeveria, për të mbyllur pazarin për cështjen Meta. A u ble heshtja e Mark Frrokut, me lirimin e Arben Frrokut, i cili me gjasë do të ulet në krah të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë?” – ka deklaruar Halimi

Deputeti demokrat ka shtuar se PD i respekton insitucionet dhe gjykatat dhe nuk i komenton vendimet që merren, por sipas Halimit ajo që ka ndodhur sot është një alarm për demokracinë dhe drejtësinë në vend, deri sa paktet kriminale arrin të mbyllin një vrasje të një komisari policie.

“Partia Demokratike i respekton institucionet dhe vendimet e gjykatave. Nuk komenton vendimet e tyre. Por ajo çfarë ka ndodhur sot është një alarm për drejtësinë e demokracinë në vend. Eshtë një alarm për sigurinë, derisa paktet kriminale arrijnë të mbyllin një vrasje të një komisari policie. Ne inkurajojmë dhe shpresojmë që ky vendim do të apelohet dhe drejtësia do të bëhet”, tha Halimi.


Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Eduard Halimit në lidhje me lirimin e Arben Frrokut nga Gjykata e Lartë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se akuzat e PD-së janë një hipokrizi, pasi janë ata që kanë bojkotuar  reformën në drejtësi. “Sekseri" i gjyqtarëve ka pacipësinë të bëjë parimorin. Eduard Halimi është bojkotuesi i reformës në drejtësi. Është hipokrizi bajate me të, pasi Halimi që vrau drejtësinë bën sikur qan për të”, theksoi Vasili.

Vasili shprehu mbështetjen për organin e akuzës në luftën ndaj krimit të organizuar, ndërsa theksoi se ngjarja ku u vra kryekomisar Dritan Lamaj do të zbardhet. “Mbështetim prokurorinë në përballjen me krimin dhe me korrupsionin. Ne shprehim besimin dhe mbështetjen ndaj prokurorisë në zbardhjen e së vërtetës”, tha ai.

Lexo edhe:

Vrasja e Komisar Lamajt, shpallet i pafajshëm Arben Frroku

Juristët: Ç’ndodh po të dorëhiqet Marku nga deputet, për t’ia lënë vendin Arben Frrokut, precedentët

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përçarje te çamët, Dashamir Tahiri nuk mirëpret marrëveshjen e Idrizit me PS
Lirimi i Arben Frrokut/ Berisha: Rama - Meta vrasin për së dyti komisarin Lamaj »
Article Logic
Execution time: 0.017791986465454
array(1) { ["section"]=> string(77) "pafajesia-e-arben-frrokut-pd-e-motivuar-politikisht-nga-dyshja-rama-meta-7765" }