Pagano takim me ministrin Cani: I impresionuar nga energjia e qeverisë

Publikuar tek: ekonomi, më 14:24 27-03-2015 Pagano takim me ministrin Cani: I impresionuar nga energjia e qeverisë

Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore për Shqipërinë Patrizio Pagano, është takuar me ministrin e Financave Shkëlqim Canin, kryeministrin Rama dhe kryetarin e Kuvendit Meta.

Qëllimi i vizitës ishte takimi me autoritetet e larta për t’i siguruar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të përpjekjeve të Shqipërisë për rritjen ekonomike, uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqënies së përbashkët. Ai diskutoi me qeverinë prioritetet që Grupi i Bankës Botërore do të mbështesë përmes Kuadrit të Partneritetit të Vendit për vitet 2015-2019. Gjatë vitit të kaluar Bordi i Bankës Botërore ka aprovuar një sërë projektesh të rëndësishme në mbështetje të reformave që po ndërmerren në Shqipëri dhe disa të tjera priten të aprovohen në ditët në

“Jam i impresionuar nga energjia e qeverisë drejt ndryshimeve transformuese si dhe përgjegjësia e lartë në kryerjen e reformave në vend. Disa nga reformat, si p.sh. në energji dhe pensione po shfaqin rezultate inkurajuese. Pres të shoh ndikimin pozitiv të këtyre reformave gjatë zbatimit të Kuadrit të ri Partneritetit për Vendin të Grupit të Bankës Botërore”, tha Patrizio Pagano, Drejtori Ekzekutiv që përfaqëson Shqipërinë në Bordin e Grupit të Bankës Botërore.

Pagano shkëmbeu mendime me përfaqësues të opozitës dhe partnerëve të zhvillimit mbi sfidat afatshkurtra dhe afatmesme të Shqipërisë. Ai nënvizoi rëndësinë për mbajtjen e një dialogu aktiv dhe procesi konsultues në mbështetje të progresit të vazhdueshëm të vendit. Pagano mori pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të projektit për përmirësimin e sistemit shëndetësor të aprovuar së fundmi, si dhe shprehu kënaqësinë për kontributin e Bankës në përmirësimin e shërbimeve dhe mbulimit shëndetësor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10874700546265
array(1) { ["section"]=> string(74) "pagano-takim-me-ministrin-cani-i-impresionuar-nga-energjia-e-qeverise-7114" }