Pagat e trajnerëve në Euro2016, jo pozicion i keq për De Biasi-n

Publikuar tek: sport, më 19:46 23-03-2016 Pagat e trajnerëve në Euro2016, jo pozicion i keq për De Biasi-n

Në listën e trajnerëve më të mirëpaguar të skuadrave që do të marrin pjesë në Kampionatin Europian “France 2016”, Gianni de Biasi nuk renditet keq, nëse kemi parasysh faktin se ai drejton skuadrën e një prej shteteve të varfra të Europës dhe pa dyshim më të varfrën e këtij kompeticioni.

Nga 23 trajner që ka të dhënë për pagën e tyre, trajneri i Kombëtares Shqiptare renditet në vendin e 14, duke lënë pas tij shtete dhe skuadra si Kroacia, Polonia apo Suedia.

23 333 euro është rroga mujore e De Biasit që paguhet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa në vit arrin në 280 000 euro.

Pas kualifikimit në Europian, pati një debat të zgjatur mes De Biasit dhe kreut të FSHF-së, Armand Duka, për rritjen e pagës që tekniku italian kërkonte. Megjithatë, palët arritën që të binin dakord.

Më i paguari nga trajnerët e Euro 2016, është anglezi Roy Hodgson, me një pagë vjetore prej 5 000 000 eurosh, i ndjekur nga Antonio Conte i Italisë, Fatih Terim i Turqisë, Joachim Low i Gjermanisë dhe Vicente del Bosque i Spanjës.  

943805_1086993861362077_4466191912514715935_n.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djemtë e kombëtares vazhdojnë përgatitjet për Austrinë
Kaçe titullar, provohet Gjimshiti, De Biasi teston lojtarët përpara Austrisë »
Article Logic
Execution time: 0.023710966110229
array(1) { ["section"]=> string(69) "pagat-e-trajnereve-ne-euro2016-jo-pozicion-i-keq-per-de-biasi-n-35848" }