Pagesa e Almedës 20 mijë euro për te Kënga Magjike? Ja çfarë thotë vetë prezantuesja

Publikuar tek: kulture-art, më 11:49 30-11-2015 Pagesa e Almedës 20 mijë euro për te Kënga Magjike? Ja çfarë thotë vetë prezantuesja Almeda Abazi dhe Ardit Gjebrea

Pak ditë para fillimit të Këngës Magjike, festivali është përfshirë në një debat të ri në lidhje me pagesën e moderatores që do të jetë përkrah Ardit Gjebresë, Almeda Abazit.

Ardit Gjebrea e tha dhe dje se ishte fyer që njerëzit mendonin se e paguante kaq pak…vetëm 20 mijë euro.

“Almeda më pyesin sa të kam paguar për Kënga Magjike 2015 dhe ka dalë (nuk di nga) një shumë 20 mijë euro.  Jam fyer!!! Pse, kaq pak mendojnë se vlen ti??? Hahahahahahahahahahahaha  Mos ja trego këtë lajm menaxhmentit tënd se do na vrasin të dyve! E kupton ti sa te pasur jemi ne? Hahahaha Qofshim si na dijnë!Mirardhsh!’’, i shkruante Gjebrea.

Por menjëherë ka reaguar vetë prezantuesja, duke i thënë:

 “Hahahah mesa duket ai/ajo që ka vendosur të shkruaj këtë lajm ka marrë parasysh pagesat këtej..(me siguri jeton jashtë Shqipërisë ky/kjo)”

Me sa kuptohet nga biseda, Almeda nuk do paguhet 20 mijë euro, sepse siç thotë Arditi, nuk janë aq të pasur sa i dimë…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada Amerikane shpëton nga rrënimi afresket e David Selenicës
A është Statuja e Lirisë një grua myslimane? »
Article Logic
Execution time: 0.019105911254883
array(1) { ["section"]=> string(89) "pagesa-e-almedes-20-mije-euro-per-te-kenga-magjike-ja-cfare-thote-vete-prezantuesja-26595" }