Pagesa e energjisë dhe ndëshkimi me burg, më korrektë familjarët dhe biznesi, vetë shteti lë për të dëshiruar

Publikuar tek: ekonomi, më 13:06 11-01-2018 Pagesa e energjisë dhe ndëshkimi me burg, më korrektë familjarët dhe biznesi, vetë shteti lë për të dëshiruar ilustruese

Aksioni për reduktimin e humbjeve në sistemin energjetik, i fokusuar tek lidhjet e jashtëligjshme, i shoqëruar me masa të ashpra që arritën deri në burgosje duket se dha efektet e veta tek biznesi dhe familjarët, të cilët janë bërë më korrektë në pagesën e faturave.

Por problem sot nuk janë më qytetarët, por vetë shteti ose më saktë institucionet e tij. Për ironi, aty ku buron vendosja e rregullave shkelen pikërisht këto rregulla që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka denoncuar në një dokument të tij mbi situatën gjatë vitit 2017.

“Gjatë vitit 2017, rritja e ndjeshme e arkëtimeve krahasuar me 9M 2016, ka ardhur si rezultat i ndërgjegjësimit të kategorisë familjare dhe private në pagesa, si dhe rritjes së arkëtimit të faturave brenda 0-90 ditëve. Norma e arkëtimit 0-90 ditë të faturave korrente gjatë 9M të vitit 2017 arriti në 90% kundrejt 86% në fund të 9M 2016 dhe 83.5% në fund të 9M 2015.

Ky përmirësim i ndjeshëm i arkëtimit të faturave brenda 0-90 ditëve reflektohet në dy kategoritë kryesore Familjar dhe Privat, ndërkaq kategoritë buxhetore/jo buxhetore vazhdojnë ende në performancë jo të mirë të pagesave” thuhet në dokument.

Referuar shifrave, kategoria e institucioneve buxhetore ka shënuar një mesatare e normës së arkëtimit të faturës deri në 90 ditë prej 84% deri në shtator 2017, kategoria e jobuxhetorëve ishte vetëm 42%.

Arkëtimi i detyrimeve

OSHEE vlerëson se ka një reduktim të borxhit të prapambetur ndaj saj me fatura që datojnë që nga viti 2007. Në fund të 2014-s raportohet se vlera e detyrimeve të mbartura për fatura 2007-2014, ishte 67 miliardë lekë dhe në fund të 9M 2017 ky detyrim shkon në vlerën 49.3 miliardë lekë, me një reduktim të borxhit në vlerën 18 miliardë ose 27.3%.

“Në fund të 2015 vlera e detyrimeve të mbartura për fatura 2015 ishte 8.1 miliardë lekë, dhe në fund të 9M 2017 ky detyrim shkon në vlerën 5.9 miliardë lekë, me një reduktim të borxhit 2015 në vlerën 2 miliardë ose 26.6%”, -vlerëson OSHEE.monitor

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Miratohet shifra marramendëse e fondit për dëmet nga aksidentet (PUBLIKOHEN SHIFRAT)
»
Article Logic
Execution time: 0.01849889755249
array(1) { ["section"]=> string(114) "pagesa-e-energjise-dhe-ndeshkimi-me-burg-me-korrekte-familjaret-dhe-biznesi-vete-shteti-le-per-te-deshiruar-106174" }