'Pajisje speciale për monitorim', policia nxjerr VIDEON dhe bën apel për shoferët

Publikuar tek: aktualitet, më 13:03 12-01-2019 'Pajisje speciale për monitorim', policia nxjerr VIDEON dhe bën apel për shoferët

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit.

“Në kuadër të përmirësimit të shërbimit për kontrollin e territorit dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar monitorimet dhe patrullimet me përzgjedhje, sipas Planit të Veprimit, të hartuar enkas, për evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidentesh rrugore, por edhe shkak për trafik të rënduar apo pengesë për mjetet e transportit publik dhe mjetet e emergjencave civile e mjekësore”- njofton policia.

Gjithashtu theksohet se nisur edhe nga kërkesat e shumta të qytetarëve të cilat i adresohen Policisë Rrugore në forma të ndryshme komunikimi, Rrugorët e kryeqytetit do vijojnë patrullimet dhe përdorimin e pajisjeve speciale në të gjitha rrugët dhe zonat e kryeqytetit për konstatimin dhe dokumentimin e shkeljeve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023330926895142
array(1) { ["section"]=> string(85) "pajisje-speciale-per-monitorim-policia-nxjerr-videon-dhe-ben-apel-per-shoferet-148489" }