Pak me vonesë... por gjahtarët sfidojnë Edi Ramën e Donald Lunë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:22 04-04-2015 Pak me vonesë... por gjahtarët sfidojnë Edi Ramën e Donald Lunë Protesta e gjahtareve

Iu është sosur durimi nga moratoriumi i gjuetisë. Më së fundmi gjahtarët kanë vendosur të dalin në protestë, kundër asaj që promovoi Rama dhe ambasadori amerikan Lu në Divjakë: ruajtjen e shpendëve dhe kafshëve.

 

Gjahtarët kanë protestuar në Elbasan me tabela të tipit: ‘’Respektoni pasionet e gjahtarëve më shumë se kafshët dhe shpendët!’’, apo ‘’Gjahun do ta ruajmë vetë’’.

Fotot janë postuar nga gazetari Mentor Kikia në ''Facebook''.

 

Rreth 20 ditë më parë kryeministri Edi Rama tha në 1 vjetorin e hyrjes në fuqi të moratoriumit të gjuetisë, se gjahtarët duhet t’i shtyjnë ëndrrat për nja 10 vjet.

 

“Këtë vit kemi bërë një mbrojtje të specieve të llahtarisura nga barbaria vrastare e njeriut në këtë zonë dhe zona të tjera.  Duket padrejtësi t’u thuash të egër këtyre dhe të butë ata që I vrasin me dy këmbë si puna jonë. “, tha Rama.

 

Kurse ambasadori amerikan Donald Lu, e cilësoi mbrojtjen e kafshëve të egra si një çështje shumë të rëndësishme.  “Sot nuk duhet të flasim për politikë por për një temë më të rëndësishme: mbrojtjen e  kafshëve të egra dhe zogjtë. Unë shpresoj që fëmijët e mi dhe fëmijët shqiptarë do të jenë në gjendje të shikojnë këta zogj të mrekullueshëm”, tha në gjuhën shqipe Lu.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025716781616211
array(1) { ["section"]=> string(65) "pak-me-vonese-por-gjahtaret-sfidojne-edi-ramen-e-donald-lune-7841" }