Pak metra larg protestës së PD-së, te “REJA” ndodh diçka jashtë të zakonshmes (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:36 13-04-2017 Pak metra larg protestës së PD-së, te “REJA” ndodh diçka jashtë të zakonshmes (FOTO-VIDEO)

Nxënësit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, konkretisht klasa X-L lëndën e arteve, sot e kanë zhvilluar krejt ndryshe nga zakonisht. Në instalacionin e artin publik “Reja”  ata vendosen në skenë dy vepra të famshme letrare si “Romeo dhe Zhuljeta” e “Katedralja e Parisit’.

Një lloj paradoksi ndodh më tutje, ku është vendosur çadra e protestës, e cila ka mbi dy muaj në Bulevard, ndaj kjo orë e “Petro Ninsave” ditën e sotme, i dha një frymëmarrje tjetër kryeqytetit.

Mësuesit shprehen se ky projekt i ndihmon nxënësit të largohen sadopak nga celulari dhe i stimulon ata të lexojnë veprat e artit duke  vënë në skenë  gjithë elementet e shfaqjes si regjia, skenografia, kostumografia.

Sipas mësuesve profesionistë, aktrimi është një mënyrë për t’i afruar nxënësit më pranë njëri-tjetrit dhe për t’i larguar nga rutina e përditshmërisë. Të tilla shfaqje nxisin shijet estetike të nxënësve si dhe u japin atyre drejtim për të ardhmen, pse jo, për ato që kanë prirje, të ndjekin rrugën e arteve.

 


Reja by newsbomb-al

reja.jpg

reja1.jpg

reja2.jpg

reja3.jpg

reja4.jpg

reja5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I trembëdhjeti vit pa ty… Letra prekëse e vajzës së “gjyshit të përrallave të fëmijëve shqiptar” (E PLOTË MË BRENDËSI)
Hoqi dorë nga gazetaria për t'iu bashkuar aktorëve të 'Hollywood', shqiptari pjesë e një filmi gjigant »
Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707
array(1) { ["section"]=> string(91) "pak-metra-larg-protestes-se-pd-se-te-reja-ndodh-dicka-jashte-te-zakonshmes-foto-video-75042" }