Pak para mbledhjes me ministrat e rinj, shikoni ç’poston Rama në facebook (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:22 29-08-2017 Pak para mbledhjes me ministrat e rinj, shikoni ç’poston Rama në facebook (FOTO)

Pak para mbledhjes me strukturën e re qeverisëse, prezantuar këtë të dielë në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama e nis ditën e tij virtuale duke postuar një foto nga vendi ku ndodhet, nga Llogaraja në Vlorë.

Shefi i qeverisë ndodhet atje prej ditës së djeshme, ku zhvilloi një mbledhje informale me 13 ministrat e kabintetit të ri drejtues në mandatin e ardhshëm, takim që pritet të vijojë edhe përgjatë ditës së sotme.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje të Llogarasë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në facebook dhe poston një foto nga pyejet dhe qielli i Llogarasë.

Ministrat po njihen me gjetjet e raporteve të grupeve të punës, veçanërisht ai i dëgjesave publike për të përfshirë në programin qeverisës të çdo dikasteri prioritetet e qytetarëve. Takimi ka nisur dje pasdite dhe pritet që të vijojë edhe gjatë paradites së sotme, ndërsa ky takim është një praktikë e njohur e Kryeministrit si edhe katër vjet më parë, për të krijuar një frymë diskutimi, shfaqjeje mendimi dhe miratimi në unanimitet.

 

lloga.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kabineti “Rama 2”, ironizon deputeti demokrat, por Ruçin e Xhafën i quan "qershia mbi tortë"
E akuzuan se prindërit e saj protestonin krah PD, reagon zv.kryeministrja dhe na jep këto porosi »
Article Logic
Execution time: 0.021939992904663
array(1) { ["section"]=> string(83) "pak-para-mbledhjes-me-ministrat-e-rinj-shikoni-c-poston-rama-ne-facebook-foto-90497" }