Pak para vdekjes, zbulohet MESAZHI i fundit i Astorit në WhatsApp

Publikuar tek: sport, më 10:15 06-03-2018 Pak para vdekjes, zbulohet MESAZHI i fundit i Astorit në WhatsApp

Vdekja e papritur e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori tronditi botën e futbollit. Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar mesazhet e fundit të futbollistit në Whatsapp.

Davide Astori kaloi mbrëmjen të shtunën e kaluar në ‘Hotel Là di Moret’ në Udine. Ai ishte i shoqëruar nga miku i tij Marco Sportiello i cili është edhe personi i fundit që e pa. Ky i fundit u ka treguar hetuesve bisedën që ka bërë më të mbrëmjen e së shtunës.

Pas konsumimit të darkës, Astori shkoi për t’u qetësuar në dhomën e hotelit. Në orën 23:34 ishte mesazhi i tij i fundit që shkroi në telefon duke komunikuar me portierin e Fiorentinës. Sportiello i shkruan në “Whatsapp” Astorit: “Ti harrove këpucët te unë”. Ndërsa i ndjeri i përgjigjet: “Faleminderit, tani nuk më duhen këpucët, do vij t’i marr në mëngjes”.

Disa nga ndeshjet e Serisë A, mes të cilave edhe derbi Inter-Milan u shtynë pas lajmit të rëndë për vdekjen e papritur të kapitenit të Fiorentinës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja e papritur e kapitenit 31-vjeçar, UEFA merr një vendim dinjitoz
U përfol për vrasje, autopsia nxjerr shkakun e vdekjes së futbollistit të Fiorentinës »
Article Logic
Execution time: 0.0042910575866699
array(1) { ["section"]=> string(71) "pak-para-vdekjes-zbulohet-mesazhi-i-fundit-i-astorit-ne-whatsapp-112350" }