Paketa e re fiskale: Rritje taksash, taskim për mjetet e luksit dhe truallin

Publikuar tek: ekonomi, më 16:21 17-11-2015 Paketa e re fiskale: Rritje taksash, taskim për mjetet e luksit dhe truallin

Paketa e re fiskale për vitin 2016 parashikon taksën mbi truallin, një taksë që prezantohet për herë të parë. Gjithashtu për herë të parë futet edhe taksimi për mjetet e luksit.

Në paketë përcakthen katër kategori mbi trualin. Përveç tokës bujqësore do të taksohet edhe çdo pronar që ka truall, pavarësisht nëse ka ndërtuar apo jo në të. Për herë të parë çdo pronar trualli do të paguajë si pasuri të paluajtshme për truallin që ka në pronësi.

Ndryshimet e reja në politikat fiskale do të sjellin që taksa e fjetjes në hotel të jetë në vlerë fikse, pra në 140 lekë/personi për net qëndrimi. Ndërsa aktualisht ajo është 5 për qind e çmimit të fjetjes, sipas faturave që lëshonte hoteli për çmimin e fjetjes dhe mbi të shënohej vlera e taksës. Edhe kjo taksë mblidhet nga pushteti vendor. Financat pranojnë se ka një evazion me vlerën e faturave, dhe se vendosja e një tarife fikse do të ndihmojë në administrimin e kësaj takse.

Makinat me cilindra 3000 cm3 do të paguajnë taksë vjetore 21 mijë lekë. Po ashtu profesionet e lira nga 57 mijë lekë në vit do të paguajë 230 mijë lekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030364036560059
array(1) { ["section"]=> string(80) "paketa-e-re-fiskale-rritje-taksash-taskim-per-mjetet-e-luksit-dhe-truallin-25639" }