Paketa e re fiskale: Taskim për truallin, makinat luksoze dhe fjetjen në hotele

Publikuar tek: ekonomi, më 16:25 17-11-2015 Paketa e re fiskale: Taskim për truallin, makinat luksoze dhe fjetjen në hotele

Paketa e re fiskale për vitin 2016 parashikon taksën mbi truallin, një taksë që prezantohet për herë të parë. Gjithashtu për herë të parë futet edhe taksimi për mjetet e luksit.

Në paketë përcakthen katër kategori mbi trualin. Përveç tokës bujqësore do të taksohet edhe çdo pronar që ka truall, pavarësisht nëse ka ndërtuar apo jo në të. Për herë të parë çdo pronar trualli do të paguajë si pasuri të paluajtshme për truallin që ka në pronësi.

Ndryshimet e reja në politikat fiskale do të sjellin që taksa e fjetjes në hotel të jetë në vlerë fikse, pra në 140 lekë/personi për net qëndrimi. Ndërsa aktualisht ajo është 5 për qind e çmimit të fjetjes, sipas faturave që lëshonte hoteli për çmimin e fjetjes dhe mbi të shënohej vlera e taksës. Edhe kjo taksë mblidhet nga pushteti vendor. Financat pranojnë se ka një evazion me vlerën e faturave, dhe se vendosja e një tarife fikse do të ndihmojë në administrimin e kësaj takse.

Makinat me cilindra 3000 cm3 do të paguajnë taksë vjetore 91 mijë lekë. Po ashtu profesionet e lira nga 57 mijë lekë në vit do të paguajë 230 mijë lekë.

Ndryshimet në taksat nacionale parashikojnë rritje të taksës së primit nga 3% në 10% për të ruajtur nivelin e të ardhurave nga ulja e TVSH. Kjo do të ndikojë në një barrë më të lartë fiskale për kompanitë e sigurimit, gjë e cila do të reflektohet tek qytetarët.

Sikurse ka paralajmëruar një ditë më parë kryeministri,  në politikën e re të taksimit mbi biznesit e vogël,  tatimpaguesit nga zero në 5 milionë lekë, përjashtohen nga tatim fitimi. Kjo do të përfshijë rreth 72 700 biznese të vogla.

Gjithashtu në paketën e re fiskale, rritet me 11% akciza e prodhimit të birrës në vend dhe ulet me 15% akciza për birrën e importit.

Për produktet e tjera të akcizës kjo taksë nuk ndryshon, siç është ajo e cigareve dhe për duhanin e grirë. Sipas argumentit të qeverisë mosndryshimi në këtë akcizë bëhet për arsye të mos ndikimit në uljen e importit të cigareve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027898073196411
array(1) { ["section"]=> string(83) "paketa-e-re-fiskale-taskim-per-truallin-makinat-luksoze-dhe-fjetjen-ne-hotele-25641" }