Paketa Fiskale 2018, qeveria bën zero taksën e infrastrukturës për hotelet luksoze

Publikuar tek: ekonomi, më 09:01 19-10-2017 Paketa Fiskale 2018, qeveria bën zero taksën e infrastrukturës për hotelet luksoze

Qeveria ka vendosur që në ligjin “Për taksat vendore” të bëjë disa ndryshime ku në draft, përveç modifikimit të taksës së pronës, propozohet edhe një përjashtim nga taksa e infrastrukturës.

Sipas variantit që po diskutohet në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, mësohet se kjo taksë do të bëhet zero për hotelet me 5 yje “brand name” (hotele të mëdhenj të zinxhirëve të njohur ndërkombëtarë). Një nismë e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët nga Kryeministri Edi Rama dhe që mesa duket do të kalojë me Paketën Fiskale të vitit 2018.

Aktualisht taksa e ndikimit në infrastrukturë që aplikohet për ndërtime, që nuk kanë qëllim banimi por turizmi, dhe një seri orientimesh të tjera, në Bashkinë e Tiranës është sa 4% e vlerës së investimit. Pra nëse një kompani do të investojë në një resort me vlerë 100 milionë euro nga këto 4 milionë euro janë taksë e ndikimit në infrastrukturë që i paguhet bashkisë.

Për pjesën tjetër të vendit, taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet në turizëm luhatet mes 1-3% të vlerës së investimit.

Lehtësimi për hotelet me 5 yje është bërë me dije nga Kryeministri Rama që në ditët e para të emërimit të qeverisë së re. Ai deklaroi se ndoshta një lehtësim do të shihet edhe për ato me 4 yje, por kjo mbetet për t’u vendosur.
Por çfarë nënkupton qeveria me lehtësim?

Sipas Ramës do të ketë një paketë të plotë që synon nxitjen e sektorit të turizmit, ndërsa për strukturat me 5 yje “brand name” mendohet të aplikohet një përjashtim nga taksat për një periudhë prej 10 vitesh.monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015820026397705
array(1) { ["section"]=> string(87) "paketa-fiskale-2018-qeveria-ben-zero-taksen-e-infrastruktures-per-hotelet-luksoze-96409" }