Paketa fiskale: Shteti do subvencionojë sigurimet e punonjësve, 100 vende të lira pune

Publikuar tek: ekonomi, më 12:20 06-06-2016 Paketa fiskale: Shteti do subvencionojë sigurimet e punonjësve, 100 vende të lira pune

 Sipas ligjit për ndërmarrjet sociale të miratuar së fundmi, shteti do të mbështesë nëpërmjet subvecioneve dhe lehtësirave të tjera fiskale. 

Ligji parashikon që format e subvencioneve për ndërmarrjet sociale duhet të rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Subvecionet publike do të lidhen ngushtësisht me punësimin.

Ekspertët e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kanë analizuar me përafërsi efektin financiar nëse do të aplikoheshin disa forma subvencionimi. Ndër më të rëndësishmet, subvencionimi i sigurimeve shoqërore për punonjësit e ndërmarrjeve sociale.

Ndërmarrjet sociale mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo skemë. Për vitin 2017 parashikohet që të përfitojnë nga kjo skemë 150 persona. Numri i ndërmarrjeve sociale që mund të përfitojnë nga kjo skemë mund të jetë 50 deri në 75 organizata.

 Aplikimi i kësaj skeme do të kishte disa efete pozitive si;  sjellja e  të ardhura për buxhetin e shtetit në kategorinë e të ardhurave personale dhe tatimi mbi të ardhurat personale që mbulon rreth 8.29% të shpenzimeve që do të bëhen për këtë skemë.

Kjo formë subvencionimi është një paketë nga e cila mund të përfitojnë ato ndërmarrje sociale që duan të rrisin numrin e të punësuarve dhe kanë nevojë për fonde që të mbulojnë pjesërisht koston e krijimit të vendit të punës. Për vitin 2017 janë parashikuar 100 vende pune me kosto mesatare 50 mijë lekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0156409740448
array(1) { ["section"]=> string(90) "paketa-fiskale-shteti-do-subvencionoje-sigurimet-e-punonjesve-100-vende-te-lira-pune-42593" }