Pakti detar, Bushati: Në fillim të vitit të ardhshëm vizitoj Athinën

Publikuar tek: politike, më 08:30 02-12-2015 Pakti detar, Bushati: Në fillim të vitit të ardhshëm vizitoj Athinën

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, po merr pjesë në ministerialin e NATO-s. Gjatë zhvillimit të punimeve kryediplomati shqiptar ka patur mundësinë të takohet me homologët e tij. Një ndër to është edhe takimi me ministrin grek, Nikos Kotzias.

Bushati, në një intervistë të dhënë për gazetën “Shqip”, bën të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm do të realizojë një vizitë zyrtare në Athinë. Pikërisht çështja e lënë pezull dhe modalitetet e takimit të pritshëm duket se janë diskutuar në zyrat e Brukselit, ku po mbahet ministeriali i NATO.

Për paktin detar, kryediplomati shqiptar thekson se “Për sa i përket kuadrit ligjor dhe institucional, ai është i qartë për të dyja palët. Kur flas për kuadër ligjor dhe institucional kam parasysh të drejtën ndërkombëtare, kam parasysh edhe detyrimet kushtetuese që kanë palët në këtë proces”.  Rreth konfliktit mes Turqisë dhe Rusisë, Bushati tha se Shqipëria do të mbajë të njëjtin qëndrim që do mbajë edhe NATO.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha i kërkon ODIHR-it prezencë maksimale në zgjedhje: Rama-Meta, skemë për shitblerjen e votave
Berisha për mandatin e deputetit Kokëdhima: Aleanca e qelbësirave po e fsheh dhunimin e Kushtetutës »
Article Logic
Execution time: 0.026468992233276
array(1) { ["section"]=> string(72) "pakti-detar-bushati-ne-fillim-te-vitit-te-ardhshem-vizitoj-athinen-26752" }