Pakti i PD për dekriminalizimin, Meta: Jemi të hapur për çdo veprim ligjor

Publikuar tek: politike, më 14:22 03-06-2015 Pakti i PD për dekriminalizimin, Meta: Jemi të hapur për çdo veprim ligjor

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë pakti të propozuar nga Partia Demoktarike lidhur me dekriminalizim e e kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale.

Por Meta ka thënë se është i hapur për çdo iniciativë që ngre standarde të përfaqësimit publik në vendin tonë në mënyrë ligjore dhe jo me standarte të dyfishta e në mënyrë selektive.

“Nuk jam në dijeni të asnjë kërkese apo një propozimi të tillë. Kam parë diçka në media dje në morinë e shumë lajmeve intensive që dhe ju përcillni, por ky ka qenë qëndrimi ynë parimor dhe do të mbetet gjithmonë”, ka thënë kreu i Kuvendit.

Sipas tij, çdo gjë duhet bërë në përputhje me ligjin dhe se ky proces nuk duhet të zhvlerësohet përmes thjesht iniciativave mediatike apo propagandistike, pra për qëllime të luftës politike.

“Ndaj e thashë dhe njëherë që çdo gjë duhet bërë në përputhje me ligjin dhe nëqoftëse duhen bërë ndërhyrje në ligj, ajo gjë duhet bërë. Ju e dini që një ditë përpara se të skadonte regjistrimi i kandidatëve për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mazhoranca ka dhënë një përgjigje të qartë për të bërë ndërhyrje në ligj që të lehtësonte rolin e KQZ-së në këtë proces. Nuk u arrit konsensusi me opozitën dhe natyrisht që bërja transparente në fund të fundit e së kaluarës së çdo përfaqësuesi publik është një gjë shumë pozitive sepse kemi të bëjmë me zgjedhje, nuk kemi të bëjmë thjesht me një proces emërimi dhe janë qytetarët ata që votojnë. Së dyti, për të ardhmen duke filluar nga ky moment, jemi të hapur për çdo veprim me karakter ligjor që i shërben një procesi serioz , të besueshëm , ligjor edhe me integritet”, është shprehur Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PSD në Elbasan: Partitë s’kuptohen janë të majta apo të djathta, lëvizin sipas pazarit të rradhës
Gilberto Jaçe denoncon skandalin me foto: Kjo është një qendër votimi, këtu do vijnë të votojnë banorët »
Article Logic
Execution time: 0.1553750038147
array(1) { ["section"]=> string(78) "pakti-i-pd-per-dekriminalizimin-meta-jemi-te-hapur-per-cdo-veprim-ligjor-12595" }