Palët bien dakort: Byroja e Hetimit në varësi të Prokurorisë

Publikuar tek: politike, më 11:54 23-03-2016 Palët bien dakort: Byroja e Hetimit në varësi të Prokurorisë

Pas debateve të shumta në Komisionin për Reformën në Drejtësi, palët duket të kenë rënë dakort që Byroja Kombëtare e Hetimit të jetë në varësi të Prokurorisë.

Kjo ka qenë edhe një nga çështjet më të diskutuara mes qeverisë dhe opozitës, ku fillimisht është propozuar që Byroja të ishte në varësi të Policisë së Shtetit por është kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitës të cilët e kanë quajtur një tentativë të qeverisë për të kapur këtë institucion. Partia Demokratike është shprehur më herët se do të bojkotojë Reformën në Drejtësi nëse Byroja e Hetimit nuk do të ishte në varësi të Prokurorisë.

Gjithashtu është rënë dakort për të parë përbërjen e Këshillit të Emërimeve.

Gjatë një pushimi rreth orës 14:30, deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi, tha se është rënë dakort në disa nga pikat e para por diskutimet do të vijojnë sërish në orën 18:00 për diksutimin e çështjeve politike dhe teknike.

"Këto tre-katër orët e para, për dy-tre pikat e para, ato që u diskutuan, pati dakortësi në një pjesë të tyre. Pasi sot ka folur vetëm Partia Demokratike dhe është dialoguar për parimet e Venecias që Partia Demokratike kërkon", tha Halimi.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në aeroporte, shkolla, kopështe, lokale nate... masa të forta sigurie, ligji te Nishani. Tahiri: Të sakrifikojmë pak nga liria
Rama jep detaje se sa prona do kthehen: Zgjidhje reale e problemit 25-vjeçar »
Article Logic
Execution time: 0.025742053985596
array(1) { ["section"]=> string(65) "palet-bien-dakort-byroja-e-hetimit-ne-varesi-te-prokurorise-35800" }