“Pallati i ujit” në Indi, madhështor por askush nuk e di pse është ndërtuar

Publikuar tek: bota, më 19:58 04-05-2015 “Pallati i ujit” në Indi, madhështor por askush nuk e di pse është ndërtuar

Jal Mahal është një pallat i braktisur në Rajasthan të Indisë, i vendosur në liqenin Man Sagar. Pallati misterioz mendohet që të jetë ndërtuar 300 vjet më parë për pushuesit e mbretërisë në verë.

Ndryshe quhet “Pallati i ujit” dhe askush nuk do ta besonte se është i braktisur po të shihte madhështinë e tij. Pallati është ndërtuar me 5 kate mbi nivelin e ujit dhe katër të zhytura në ujë. Kryesisht është përdorur për piknik dhe gjueti rosash, por mësohet se mbretërit në verë preferonin që të argëtoheshin pikërisht në këtë pallat. Pallati ka një strukturë të veçantë ndërtimi, pa asnjë dhomë dhe me një pavijon të vetëm me një kopësht në tarracë. Pallati ishte lënë pas dore për 200 vjet radhazi dhe pavarësisht se muret ishin projektuar për të mbajtur ujin jashtë, ai kishte mundur që të depërtonte në të çarat e tij. Udhëtimet në ishull mund të bëhen me anije, pasi gondolat nuk janë më në dispozicion.

Mendohet që ai të shndërrohet në një restorant ekskluziv. Deri më tani vizitorët kanë mundur që të shijojnë madhështinë e tij arkitekturore me varka, të soditin liqenin e qetë nga tarraca dhe të vizitojnë një galeri turistike brenda fortesës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023004055023193
array(1) { ["section"]=> string(76) "pallati-ujit-ne-indi-madheshtor-por-askush-nuk-e-di-pse-eshte-ndertuar-10365" }