Palma de Majorca, Ibiza, Formentera, ishujt e turistëve në “ALERT”, shirat e rrëmbyeshëm çojnë në 9 numrin e VIKTIMAVE

Publikuar tek: bota, më 16:11 10-10-2018 Palma de Majorca, Ibiza, Formentera, ishujt e turistëve në “ALERT”, shirat e rrëmbyeshëm çojnë në 9 numrin e VIKTIMAVE

Palma de Majorka në Spanjë, ishulli i preferuar i turistëve është goditur të martën për të mërkurën nga përmbytje të mëdha dhe sipas autoriteteve deri tani raportohen 9 persona të vdekur, raportojnë mediat në Spanjë.

Po ashtu, autoritetet thanë se 6 të tjerë janë shpallur të humbur, por mund të jenë edhe shumë me tepër.

Informacionet thonë se në këtë periudhë të vitit shumica e turistëve ishin britanike dhe gjermanë. Katër njerëz, duke përfshirë edhe dy britaikë që vdiqën në Sant Lorenc des Cardassar, komuna që u prek më shumë nga përmbytjet. “Prioritet është të të lokalizojmë të mbijetuarit dhe të shpëtojmë njerëzit e izoluar nëpër shtëpi. Ka shumë që janë kthyer në shtëpitë e tyre në fundjavë” tha Antonia Bauza, nënkryetare e Sant Lorenc.

Shirat ranë vetëm për pak orë por surprizuan autoritetet me intesitetin e tyre. “220 litra shi për metër katror kanë rënë” tha qeverisja locale. Imazhet e treguara nga televizioni shtetëror dhe media treguan makina që ishin në ecje dhe që u morën përpara nga lumenjtë e shiut.

Ka shumë forca që po kërkojnë për njerëz të humbur.

Por duket se nuk mbaron me kaq. Ishujt turistikë të Ibiza, Formentera dhe një pjese të Katalonjës janë në alert. Madje edhe kryeqyteti Barcelona është vendosur nga agjencia kombëtare meteorologjike në aler, në nivelin e tretë e përshkruar me “rrisk mjaftueshëm”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KËRCËNIME nga ISIS, drejtori i FBI: 5 mijë raste në hetim për TERRORIZËM në gjithë botën
Humb jetën në aksident me makinë shkrimtari dhe aktori i njohur »
Article Logic
Execution time: 0.018878936767578
array(1) { ["section"]=> string(119) "palma-de-majorca-ibiza-formentera-ishujt-e-turisteve-ne-alert-shirat-e-rrembyeshem-cojne-ne-9-numrin-e-viktimave-137327" }