Palmer: SHBA nuk mund ta detyrojë Kosovën të heqë taksën ndaj Serbisë

Publikuar tek: rajon, më 13:54 11-06-2019 Palmer: SHBA nuk mund ta detyrojë Kosovën të heqë taksën ndaj Serbisë

Zëvëndësndihmës sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane, Matheë Palmer ka thënë sot se SHBA-ja nuk mund ta detyrojë Kosovën që ta heqë taksën e vendosur ndaj Serbisë.

Këtë deklaratë Palmer e ka dhënë në një prononcim për mediat serbe. “Qartë ia kemi bërë të ditur autoriteteve të Kosovës se taksat për mallrat nga Serbia duhet të hiqen ose të pezullohen, por unë mendoj se idetë që shumë njerëz i kanë në Beograd, që SHBA-të mund ta detyrojnë Prishtinën që të sjellë disa vendime, janë të pavërteta dhe jo të drejta për Kosovën”.

Më tej Palmer ka theksuar se Kosova ka politikën e saj dhe vendos vetë për këtë çështje.

“Kosova ka politikën e saj dhe vendos vetë”. SHBA kanë një ndikim që përpiqen ta përdorin konstruktivisht. Uashingtoni do të donte që taksat të hiqen nga tavolina, pasi janë pengesë për përparim. Beogradi, megjithatë, me Prishtinën duhet të negociojë për taksat, dhe jo me Shtetet e Bashkuara”, tha Palmer.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046750783920288
array(1) { ["section"]=> string(75) "palmer-shba-nuk-mund-ta-detyroje-kosoven-te-heqe-taksen-ndaj-serbise-167793" }