Palmira merr vëmendjen e botës, orkestra simfonike ruse koncert në vendin që shkatërroi ISIS (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:13 06-05-2016

Palmira i rikthehet qytetërimit. Qyteti antic nën mbrojtjen e UNESCO dhe I shkatërruar nga ISIS, është vënë sërish në qendër të vëmendjes së medias ndërkombëtare, kur orkestra simfonike e Shën Petërburgut, performoi në teatrin antik.

“Lutuni për Palmirën” ishte mesazhi kryesor. Në skenë u ngjit edhe miku I presidentit rus Vladimir Putin, violincelisti Sergei Roldugin, I dyshuar nga ajo që ka dalë në Panama Papers për krijimin e një rrjeti shoqërish offshore që janë të lidhura me presidentin rus dhe ku janë mbledhur rreth 2 miliardë dollarë.

Dhe në 1 vjetorin e shkatërrimit të këtij siti arkeologjik, të ndihmuar edhe nga forcat speciale ruse, trupa e Shën Peterburgut zbriti në skenë.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi para koncertit se koncerti i orkestrës është një simbol për të mos harruar dhe për të shpresuar. “Mirënjohje për të gjithë ata që luftojnë kundër terrorizmit duke vënë në rrezik jetën e tyre, memorje për të gjithë viktimat e terrorit pavarësisht nga vendi apo momenti I krimit kundër njerëzimit dhe natyrisht shpresë jo vetëm për rilindjen e Palmirës si një vlerë për njerëzimin, por edhe për lirinë e qytetërimit modern nga kjo e keqe e madhe, terrorizmi ndërkombëtar” tha Presidenti Putin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025496959686279
array(1) { ["section"]=> string(103) "palmira-merr-vemendjen-e-botes-orkestra-simfonike-ruse-koncert-ne-vendin-qe-shkaterroi-isis-video-39652" }