Paloka del URGJENT para gazetarëve: Ja 'emri' i ri i Markut, Ulsi Manja ka një lidhje MË TË NGUSHTË me zonjën

Publikuar tek: politike, më 16:48 11-07-2018 Paloka del URGJENT para gazetarëve: Ja 'emri' i ri i Markut, Ulsi Manja ka një lidhje MË TË NGUSHTË me zonjën Edi Paloka

Shpërthen në akuza të forta pas mbylljes së parakohshme të Komisionit të Ligjeve, nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Paloka ka akuzuar kryeprokuroren Arta Marku, dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Paloka u shpreh se Marku nuk u dha përgjigje asnjë prej pyetjeve të bëra nga deputetët demokratë, dhe se për të dalë nga situata e ndihmoi kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pasi sipas tij, ka një lidhje me të ngushtë se të tjerët me Markun.

Sakaq, ashtu si dhe deputeti Balliu gjatë Komisionit, Paloka e quajti Arta Markun, “zonjën nuk e di”.

“Një prokurore nuk ka asnjë targer kushtetues, dhe shpresonim që zonja të jepte përgjigje. Siç e ndoqët asnjë nga deputetët nuk mori përgjigje. Përveç emrave të tjerë, mund të themi që “zonja nuk e di” zbaton vetëm urdhrat, kjo që them është ajo çfarë ndodh në Komision. Fakti që Ulsi Manja ka një lidhje me të ngushtë se të tjerët me zonjën, duke parë që zonja ishte në vështirësi, mori një hap duke kërkuar të mbyllë gojën e opozitës dhe njëherë. Mbylli në mënyrë krejt të parregullt Komisionin.”- akuzoi Paloka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tension në Komisionin e Ligjeve, Paloka PËRBALLET LIVE me Markun: Për çfarë je aty, për të marrë rrogën? Mendon se do…
Jepet me KONCESION aeroporti i Kukësit, ja dy KOMPANITË e përzgjedhura (VENDIMI) »
Article Logic
Execution time: 0.020151138305664
array(1) { ["section"]=> string(112) "paloka-del-urgjent-para-gazetareve-ja-emri-i-ri-i-markut-ulsi-manja-ka-nje-lidhje-me-te-ngushte-me-zonjen-127556" }