Paloka i përvishet Ramës: Gati të bëjë gjithçka, do mbushë vendin me terroristë

Publikuar tek: barometri, më 08:30 17-06-2018 Paloka i përvishet Ramës: Gati të bëjë gjithçka, do mbushë vendin me terroristë

Deputeti i PD Edi Paloka e ka nisur këtë të shtunë me akuza drejtuar kryeministrit Rama.

Ndërsa Rama ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave me BE-në sipas Palokës lidhur me deklaratë Rama është gati të bëjë gjithçka përveç atyre që i kerkojnë të bëjë.

“Për të është më e lehtë të ngrejë kampe e të mbushi vendin me terroristë apo me refugjate se sa te dorëzojë Tahirin dhe Xhafajn”, thotë ndër të tjera Paloka.

Reagimi i plotë:

“Jam gati te bej gjithshka per negociatat”-thote Rama

Ne fakt eshte gati te bej gjithshka pervec atyre qe i kerkojne te bej.

Per te eshte me e lehte te ngrej kampe e te mbushi vendin me terroriste apo me refugjate se sa te dorzoje Tahirin dhe Xhafajn.

Eshte gati te veteofrohet ( te ofroje Shqiperine ne fakt) per arme kimike dhe plehra toksike po nuk eshte gati te ndal krimin e organizuar dhe trafikun e droges.

Fal detin dhe naften e shqiptareve po nuk heq dot dore nga koncesionaret dhe oligarket e tij.

Merr persiper te denoj me kthim ne mjerimin e “rilindjes” te qindramije shqiptareve qe sot jane te detyruar te kerkojne shpresen neper Evrope, por nuk merr persiper te bej reforme zgjedhore e as drejtesi te pavarur qe t’ju jap shqiptareve te drejten te zgjedhin lirisht ata qe duan ti qeverisin .

Me pak fjale, veteofrohet dhe eshte gati ta shes e shkatrroje kete vend pa u menduar dy here vetem qe mos i preket karrigia dhe xhepi i tij.

Po sigurisht qe edhe per keto “fajin e ka opozita”...!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024048089981079
array(1) { ["section"]=> string(84) "paloka-i-pervishet-rames-gati-te-beje-gjithcka-do-mbushe-vendin-me-terroriste-124703" }