Paloka kapet me deputetin socialist: I ndershmi Majko! Të revoltohej kur solli të inkriminuarit në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 11:30 10-03-2016 Paloka kapet me deputetin socialist: I ndershmi Majko! Të revoltohej kur solli të inkriminuarit në Kuvend

Deputeti demokrat, njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka kapet me deputetin socialist Pandeli Majko. “I ndershmi Majko! Të revoltohej kur solli të inkriminuarit në Kuvend’’, tha Paloka në Kuvend.

Paloka njëkohësisht theksoi se demokratët nuk do ta bojkotonin Kuvendin, duke votuar aktet, por nuk do qëndronin në sallë për të dëgjuar deputetët e maxhorancës, derisa të dekriminalizohej.

 

Deputetin që qëlloi më armë në dyert e komisariatit, e ktheu në Kuvend.

I ndershmi Majko, duhet të revoltohej kur i solli të inkriminuarit në Kuvend, kur kryetari i partisë së tij i solli, duhet të reagojë përballë këtij fakti, se është fakt jo opinion. Mos bëj si Blushi, se ai i merr urdhrat nga SHQUP-i…

Reagon pastaj dhe bërtet: ku janë kriminelët? Ligji për Dekriminalizmin synon të pastrojë Parlamentin.

Ju keni numrin, por s’keni Parlament, Parlamenti nuk është një numër kartonash, por ç’kërkojnë shqiptarët.

Ne nuk bllokojmë Parlamentin, do marrim pjesë në aktet tona, po nuk do jemi në këtë sallë derisa maxhoranca t’i kthejë dinjitetin këtij Parlamenti.’’, tha Paloka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Rama ul vlerën e INSIG-ut, Olsi Rama dhe Gaz Demi fituesit”, e thotë Berisha
Ruçi ia del të mbajë opozitën në Kuvend: Turpin e mbajçi për vete! Meta e komplimenton »
Article Logic
Execution time: 0.028077125549316
array(1) { ["section"]=> string(109) "paloka-kapet-me-deputetin-socialist-i-ndershmi-majko-te-revoltohej-kur-solli-te-inkriminuarit-ne-kuvend-34725" }