Paloka: LSI ka rrëmbyer një kuti votimi në Gjuras. Reagon Manjani: Paloka gënjen se e kanë gënjyer

Publikuar tek: politike, më 22:01 21-06-2015 Paloka: LSI ka rrëmbyer një kuti votimi në Gjuras. Reagon Manjani: Paloka gënjen se e kanë gënjyer

Kreu i grupit Parlamentar të PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë për shtyp nëpërmjet së cilës ka akuzuar simpatizantët e LSI-në se kanë ndaluar një furgon që ishte duke transportuar kutitë e votimit pas mbylljes së procesit duke marrë kutinë e Gjurasit por anëtarët e PD e kanë ndalur.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i LSI  që nëpërmjet deputetit Përparim Spahiu ka thënë se PD do ta paraqesë si problematike.

Sipas Përparim Spahiut ishte PD ajo që u mundua të bllokojë makinën me kutitë. ” Ishte furgoni i fundit me dy kuti  nga zonat e largëta”, tha Spahiu duke shtuar se është goditur një nga shoferët e makinës shoqëruese.

Pas tij ka reaguar edhe Ylli Manjani nga selia e LSI duke thënë se Paloka ka "gënjer se e kanë gënjyer".

"Jam këtu për të sqaruar një pasaktësi të nënkryetarit Edi Paloka në lidhje me ngjarjen në Bulqizë, Edi Paloka gënjen se e kanë gënjyer. Mbështetës të Partisë Demokratike, të nxitur nga kandidati Durim Balla, i kanë zënë rrugën makinës që transporton dy kytitë e fundit që vijnë nga fshati Gjuras. Duke i zënë rrugën makinës me fletët e votimit, e kanë berë këtë me një mjet tip “Range Rover” me traga “TR 8787 T”. Nga sa investiguam kjo është tentativë e dytë për ta bllokuar këtë kuti, pasi herën e parë ka rezultuar e pasuksesshme pasi aty ka qënë vetë vëllai i Durim Ballës dhe nuk ka mundur ta bllokojë. Kutia gjendet e paprekur dhe e shoqëruar sipas ligjit. Ndërkohë që jemi këtu për të denoncuar një akt banditesk. Goditjen me grush të shoferit që transportonte kutine me vota. Roland Keta ka bllokuar këtë çast rrugën nacionale për të bllokuar mbylljen e procesit të votimit. I takon policisë dhe Prokurorisë për ta çuar më tej se çfarë po ndodh atje. Partia Demokratike nuk ka asnjë arsye të sillet si një parti guerrilase", tha Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për Jamarbër Malltezin, këto zgjedhje nuk ishin të lira dhe të ndershme. Ja 12 argumentet e tij
Basha: Rezultate të shkëlqyera në gjithë Shqipërinë, me rëndësi procesi i numërimit »
Article Logic
Execution time: 0.023358821868896
array(1) { ["section"]=> string(101) "paloka-lsi-ka-rrembyer-nje-kuti-votimi-ne-gjuras-reagon-manjani-paloka-genjen-se-e-kane-genjyer-14272" }