Paloka: Me kandidimin e Bushit, Rama doli zyrtarisht kundër dekriminalizimit. Reagon PS: Bushi i pafajshëm

Publikuar tek: politike, më 10:43 13-04-2015 Paloka: Me kandidimin e Bushit, Rama doli zyrtarisht kundër dekriminalizimit. Reagon PS: Bushi i pafajshëm Edi Paloka

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka ka deklaruar sot se me kandidimin e Artur Bushit për bashkinë e Krujës, Edi Rama ka dalë zyrtarisht kundër dekriminalizimit. Ai tregoi për mediet edhe artikullin e gazetës italiane. 

“Ja gazeta Italiane që shkruan për Artur Bushin. Me kandidimin e Bushit Edi Rama ka vendosur të dalë zyrtarisht kundër dekriminalizimin. Jo vetëm e përzgjodhi por po e thellon, duke bërë një pakt tjetër me trafikantin, duke i dhënë pushtet. Ora e drejtësisë po vjen, tani dekriminalizimin do e bëjnë qytetarët e Krujës dhe mbarë shqiptarët duke refuzuar skemën kriminale dhe etërit e saj Edi Rama dhe Ilir Meta.”, deklaroi Paloka.

Kandidimi i Bushit për Krujën u komentua ditë më parë edhe nga kreu i PD-së Lulzim Basha, duke e cilësuar atë ‘’mister kokaina’’ tek banorët e Krujës. Në kundërpërgjigje, Edi Rama sulmoi Bashën duke i kujtuar dënimin për kandidatin e PD-së për Kamzën, Xhelal Mziun.

Partia Socialiste ka reaguar nëpërmjet deputetit Ulsi Mana i cili tha se Artur Bushi është pajisur nga Ministria e Drejtësisë Ilatiane me çertifikatë pafajësie.

"Kanë kurajo të flasin Ristani dhe Basha, njëri i dënuar dhe tjetri që i është shmangur drejtësisë por do përballet me të së shpejti. Artur Bushi është pajisur me çertifikatë pafajësie, e shkruar e bardha në të zezë, dhënë nga ministria e Drejtësisë Italiane, që tregon se ai është i Pafajshëm", tha Manaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-doganieri që denoncoi korrupsionin, shfaqet me sekretarin e SHBA për Evropën
Zyrtarizimi i kandidatëve të PD-së/ Për Prrenjasin Bajazit Karriqi, në Maliq Xhevdet Belishta »
Article Logic
Execution time: 0.015679121017456
array(1) { ["section"]=> string(79) "paloka-me-kandidimin-e-bushit-rama-doli-zyrtarisht-kunder-dekriminalizimit-8546" }