Paloka: Mos na provokoni, ambasadat i dinë skenaret e Metës dhe Ramës për bllokim

Publikuar tek: politike, më 10:05 12-03-2015 Paloka: Mos na provokoni, ambasadat i dinë skenaret e Metës dhe Ramës për bllokim Edi Paloka

Deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar sot se po bllokohen nga maxhoranca për të realizuar protestën e tyre.

“Kjo mazhorancë mos tentojë të bllokojë njerëzit. Sot edhe ambasadat e dinë për skenarët që ka përgatitur Ilir Meta dhe Edi Rama. Largoni vullnetarët e Enverit nëse nuk doni që të ikni që sot nga qeveria.”, deklaroi Paloka.

Sipas tij maxhoranca po planifikon që të ndalojë protestuesit të realizojnë qëlllimin e tij. Paloka thotë se po u bllokuan, gjithçka do të jetë nën përgjegjësinë e maxhorancës sepse nuk duan të përsëritet një 21 janar I tyre pasi duan që protesta të zhvillohet paqësisht.

“Mos provokojnë. I paralajmëroj edhe njëherë mos provokojnë. Gjithçka do të jetë në përgjegjësinë e tyre. Nuk duam të përsëritet një 21 janar, se nuk ishte një rastësi që një grup njerëzit që i shpëtuan Ramës, por u vunë për t’u bërë një 21 janar. Absolutisht u qëlluan policët.’’, ka deklaruar Paloka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori shqiptar në Kroaci: Projekte të përbashkëta, për të marrë fondet e BE
Topalli: Meta, ish-kryetari qesharak. S'e mbyllja Kuvendin as mes bilbilave »
Article Logic
Execution time: 0.019294023513794
array(1) { ["section"]=> string(84) "paloka-mos-na-provokoni-ambasadat-i-dine-skenaret-e-metes-dhe-rames-per-bllokim-5638" }