Paloka në fjalën e parë në Kuvend për 2016-ën, kërkon zgjedhje të parakohshme

Publikuar tek: politike, më 17:50 18-01-2016 Paloka në fjalën e parë në Kuvend për 2016-ën, kërkon zgjedhje të parakohshme

Është hapur sensioni parlamentar për vitin 2016 dhe i pari që ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit ka qenë kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Edi Paloka.

Paloka u shpreh se viti 2016 nisi po aq keq sa ai që lamë pas. Demokrati ka përmendur ngjarjet e rënda që shoqëruan ditët e para të janarit, si dhe udhëtimin e kryeministrit Edi Rama në SHBA.

“Shqiptarët edhe në këtë vit të ri uruan njëri-tjetrin për një vit më të mbarë nga ai që kaluan, por asgjë nuk do të ndryshojë. Edhe ky vit nisi po aq keq sa ai i kaluar. Filloi me krime, vrasje, përdhunime. Mijëra familje u përmbytën, po përmbyten dhe u zhytën jo nga koha, por nga kjo qeveri. Asgjë nuk e ndaloi Ramën që të bënte turizëm, pavarësisht situatës në vend. Jo më larg se dje pranuan se paguan milliona për reklamimin e qeverisë dhe Ramës në The Economist. Madje na akuzuan ne si armik që e demaskoi këtë fakt. 360 milionë të paguara që u merren me dhunë nga taksat shqiptarëve për t’i thurrur elozhe ‘liderit botëror’. Janë të papërgjegjshëm më shkruante dje një ish-ministër i kësaj mazhorance. Nuk janë të papërgjegjshëm por arrogantë”, tha Paloka.

Paloka ka folur edhe për reformën në drejtësi, e cila pritet të jetë tema më nxehtë e këtij sesioni parlamentar. Ai theksoi se Rama po këkron të realizojë një reformë që do ta vendosë drejtësinë në duart e tij.

“Rama po tenton të kapë drejtësinë. Nuk ka shqiptar që nuk e di që kjo drejtësi ka nevojë për reformë. Shumë prej shqiptarëve në ndjerë mungesën e drejtësisë për shkak të korrupsionit dhe kur kjo më ka ndodhur mua imagjino çfarë mund t’u ndodh qytetarëve të thjeshtë. Me atë që ai quan reformë synon vetëm kapjen e drejtësisë për interesat e tij. Rama e ka treguar fytyrën e tij me kërcënime direkte që u ka bërë gjyqtarëve deri me prerje këmbësh. Është e lehtë të kuptohet se çfarë do të bënte ky personazh nëse do të merrte në dorë të gjithë këto mekanizma. Njeriu i akuzar direkt nga OSBE se ka bërë mbi 200 mln euro pasuri, nuk bind dot askënd se mund të bëhet papritur kalorësi kundër luftës së korrupsionit. Ai kërkon të kapë drejtësinë për të mbrojtur kriminelët dhe korruptuarit, nga ai vetë i pari. Për këto arsye ai nuk kërkon dhe nuk pret konsensus”, tha deputeti demokarat.

Paloka ka thënë se Kuvendi duhet të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se nuk miratohen dot reformat e nevojshme. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen opinionet e PD-së për reformën në drejtësi, 42 vërejtjet për mazhorancën
“Biseda e sinqertë”, Rama dhe Haradinaj takohen në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.029770135879517
array(1) { ["section"]=> string(82) "paloka-ne-fjalen-e-pare-ne-kuvend-per-2016-en-kerkon-zgjedhje-te-parakohshme-30324" }