Paloka në Kuvend: A do ta hedhë në gjyq ambasadorin amerikan Rama? Shullazi s’vajti para drejtësisë, Frroku u la i lirë

Publikuar tek: politike, më 11:11 19-11-2015 Paloka në Kuvend: A do ta hedhë në gjyq ambasadorin amerikan Rama? Shullazi s’vajti para drejtësisë, Frroku u la i lirë

Edi Paloka ka pyetur sot në Kuvend nëse Edi Rama do ta hedhë në gjyq ambasadorin amerikan Donald Lu, pas deklaratës së tij  të fortë për Emiljano Shullazin, Arben Frrokun dhe Sokol Mjacajn.

“Doja të bëja një korrigjim te deklaratës së ambasadorit, nuk është e vërtetë se askush nuk është dënuar për Shullazin dhe Frrokut. Eshtë dënuar sekretari i Përgjithshëm i PD. Ne të dy jemi të dënuar. Nuk e di ça do bëjë Rama a do ta hedhë ambasadorin në gjyq, po kjo është çështje e tij.

Kushdo e di se Shullazi nuk vajti para drejtësisë, Frroku u la i lirë të arratisej jo prej drejtësisë, po prej forcave të Rendit.

Përpara se te diskutoj kodin e etikes sa here ne dite rruhen policet do doja të vinte vetë kryeministri t’i përgjigjej deklaratave të renda të ambasadorit , për deputete te inkriminuar ministra dhe gjyqtarë të korruptuar, deklarata të fundit , permendi me emër kriminelë të lire, akuza te drejperdrejta  per ministrin Tahiri e për këtë qeveri. Të gjithë e dimë që Shullazi nuk vajti fare para drejtësisë, u la i lire.

Tahiri, ministri me skandalet më të mëdhaja të një ministri në qeveri, filloi me avionin e Divjakës, takon të akuzuar për vrasje , rasti i Doshit, e ka pranuar vetë, ministri që akuzohet dhe e ka pranuar se makinën tij e përdornin njerëz të antidroges për trafik droge, ka fshehur pasurinë. Jo më larg se mbrëmë një sasi droge me vlerë 15 mln euro kaloi nga porti i Durrësit në Itali e ne flasim për rruajtjen e policëve.

Tahiri e ka pranuar vetë se është takuar me personin e akuzuar që do kryente një atentat ndaj deputetëve. 

Shërbimet e huaja që e kanë kapur duke komunikuar me trafikantët, duke u justifikuar se nuk ka qenë ky që i ka kap. Dhe ne sot duhet të flasim sa herë në ditë duhet të rruhen policët?’’, tha Paloka.

Për përgjimet e Tahirit, ka folur edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-s, deputeti Arben Ristani.

“U kap duke u thënë në telefon të afërmve të trafikantëve të drogës se nuk e keni nga unë”, tha edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Enri Çeno denoncon garën e shtirur në FRPD: Ndërhyrjet deformuan vullnetin
Berisha në Kuvend: Ku ndodhet Rama? Përgjigjen ia jep nënkryetarja Leskaj ndonëse bën një lapsus »
Article Logic
Execution time: 0.019968032836914
array(1) { ["section"]=> string(122) "paloka-ne-kuvend-a-do-ta-hedhe-ne-gjyq-ambasadorin-amerikan-rama-shullazi-s-vajti-para-drejtesise-frroku-u-la-i-lire-25786" }