Paloka: Nuk synojmë marrjen e pushtetit me protesta

Publikuar tek: politike, më 10:00 27-01-2015 Paloka: Nuk synojmë marrjen e pushtetit me protesta Edi Paloka

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka thënë sot se nuk synojnë marrjen e pushtetit nëpërmjet protestave por që ta detyrojnë qeverinë të reflektojë. Deklarata vjen një ditë pas protestave të opozitës për çmimin e lartë të naftës, ku qytetarët ndaluan makinat për 5 minuta.

Paloka ka sjellë në vëmendje kohën kur ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri protestonte, duke bërë një krahasim me formën e protestës aktuale të PD-së. Në vlerësimin e Palokës, protesta e djeshme nuk ishte antiligjore. 

“Kemi zgjedhur të protestojmë për interesat e qytetarëve dhe jo për interesat e PD-së. Qytetarët kanë filluar te kuptojnë se PD është një parti që po lufton për interesat e tyre dhe jo për interesat politike të PD.  Ne ishim në bulevard dhe dua të bëj një replikë me reagimin e qeverisë, ishte një reagim i mirë që nxorën zëvendësministren e Brendshme për të thënë që protesta ishte antiligjore. Ne ishim të kujdesshëm, gjetëm orarin më të përshtatshëm. U kujdesëm për korsitë e emergjencave. Dua t’ju rikthej në kujtesë kohën kur Saimir Tahiri bashkë më një grup banditësh digjte goma, duke bllokuar rrrugën pa afat dhe  kjo që bëmë ne ishte antiligjore dhe shkelje e të drejtave të njeriut, kurse Saimir Tahiri që bllokonte rrugën me goma nuk shkelte të drejtat e njeriut”, tha sot Paloka në emisionin e mëngjesit në Ora News.

Sipas Palokës, me këto protesta nuk synohet marrja e psuhtetit, por reflektimi i qeverisë “Ne nuk kërkojmë marrjen e pushtetit me këto forma, por e bëjmë për të reflektuar qeveria. Nesë nuk reflekton është punë e saj.“, theksoi Paloka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka: Jam i bindur se në Durrës do më mbështesë edhe PD-ja
Ristani-Ramës: Ilir Hoxha i del zot atësisë së të birit, nuk thotë ‘’ma ka bërë babi” »
Article Logic
Execution time: 0.021221160888672
array(1) { ["section"]=> string(55) "paloka-nuk-synojme-marrjen-e-pushtetit-me-protesta-1592" }