Paloka: PR është aleati më i madh i PD ndaj ka kërkesa por do e gjejmë një zgjidhje. Për Durrësin negociohet

Publikuar tek: politike, më 13:19 12-04-2015 Paloka: PR është aleati më i madh i PD ndaj ka kërkesa por do e gjejmë një zgjidhje. Për Durrësin negociohet Edi Paloka, nënkryetar i PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka në kuadër të negociatave parazgjedhore me partitë e koalicionit bëri me dije se me Partinë Republikane do arrihet një marrëveshje përpos kërkesave që kjo parti sipas nënkryetarit, ka me të drejtë  si aleati më i madh e i afërt me PD.

“Pothuajse negociatat me aleatët janë mbyllur, e vërtetë që Partia republikane si aleati më i madh ka kërkesa që përputhen edhe me pozicionin e tyre si aleatët më të mëdhenj dhe më të afërt, kërkesa që po shqyrtohen dhe mendoj se do e gjejmë një zgjidhje. Ato kanë kërkesat e tyre ne ke mi bërë ofertat tona dhe do konkludojmë shumë shpejt në marrëveshje dypalëshe”, tha paloka

Sa i takon kandidaturës së Agron Dukës për Durrësin,  një propozim ky nga republikanët  Paloka u shpreh : “ Unë e kam thënë mendimin tim për zotin Duka, mendim pozitiv, por negociatat ndaj bëhen ne jemi të qartë se Durrësi është një nga qytetet më të mëdha ku Pd pretendon të fitojë dhe kjo bën pak të vështirë këto negociata pasi kuptohet që në qytetin më të madh partia më e madhe pretendon të ketë kandidatin e saj. Kjo nuk ul vlerat e zotit Duka si kandidat, por ne jemi në këto meomente negociatash”.

E ndërsa për kandidaturën e Tiranës, Paloka ka zgjedhur të mos shprehet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja kandidaturat zyrtare të PD për Peqinin, Pukën, Burrelin, Klosin, Divjakën dhe Belshin
Ish-doganieri që denoncoi korrupsionin, shfaqet me sekretarin e SHBA për Evropën »
Article Logic
Execution time: 0.023514032363892
array(1) { ["section"]=> string(111) "paloka-pr-eshte-aleati-me-i-madh-i-pd-ndaj-ka-kerkesa-por-do-e-gjejme-nje-zgjidhje-per-durresin-negociohet-8504" }