Paloka: Pse ia nxorra në Parlament këtë foto Ramës, ç’ndodhi një ditë në një lokal te Parku “Rinia”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:33 29-09-2017 Paloka: Pse ia nxorra në Parlament këtë foto Ramës, ç’ndodhi një ditë në një lokal te Parku “Rinia”

Seanca e ditës së djeshme plenare është shoqëruar me debate dhe replika të shumta mes mazhorancës dhe opozitës.

Një nga pikat e diskutuara ishte akti normativ për buxhetin e 2017-ës, për të cilën opozita nuk ishte dakord. Ata ngritën shqetësimin se Rama shpenzon shuma të mëdha sidomos për eskpozitat e tij, ndërsa Rama i replikoi duke u thënë se deputetët e opozitës nuk dinë të vlerësojnë të bukurën.

Deputeti i PD, Edi Paloka postoi më vonë një foto të Ramës duke ngrënë makarona dhe rrëfen me një status në facebook kohën kur Rama rrinte në një lokal te parku Rinia. Sipas Palokës Rama kishte probleme me higjienën dhe kundërmonte erë sa hynte në lokal.

POSTIMI I PLOTË

Ju shpjegoj statusin e mbremshem miq, foton e liderit duke kollofitur makarona ( per ata qe nuk e ndoqen Parlamentin deri vone).

Edhe mbreme ,nder te tjera, ne denoncuam ramen se parate e shqiptareve i perdor per qejfet e tij, perfshi ekspozitat me zhgarravina per te cilat jane paguar qindra mije euro (e qe dy gazetare, kritike te vertete arti, jo nga ata qe paguan rama, i quajten si te realizuara prej "nje adoleshenti te droguar")

Pergjigja e rames ,si ne te gjitha rastet e ngjashme, ishte se ne deputetet e opozites nuk dinim dhe nuk e vleresonim te bukuren dhe nuk na pelqente pastertia... E thene kjo nga rama eshte e rende .

Per kete arsye , mbreme ne Parlament, une i nxorra kete foto dhe i kujtova nje kohe kur ky kishte deshire te rrinte ne nje lokal tek parku Rinia ku mblidheshim pothuaj gjithe gazetaret ne ate kohe ( tek Fideli).

Kur hynte ky ne lokal, qelbte ere i gjithe lokali . Nje dite, qe ishte lagur dhe ne shi, kuterbonte sa i gjithe lokali( qe nuk ishte i madh) reagoi. Ky zotria , i cili e kuptoi reagimin, i thote personit qe takoi "me mburrje" e qe ta degjonin dhe te tjeret ;" kam gjashte muaj pa u lare..." Se cfare donte te tregonte e di ai. U degjua te permendte "hipi" ( ne ate kohe mbante dhe vath) por ne fakt dukej se thjesht donte te justifikonte eren e keqe. Ky na flet per te bukuren dhe per pastertine , por harron qe disave edhe pse jane bere milionere, veshin kostume firmato, e lyen me parfume te shtrenjta, era e keqe nuk ju iken kurre.

edi_paloka.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020224094390869
array(1) { ["section"]=> string(101) "paloka-pse-ia-nxorra-ne-parlament-kete-foto-rames-c-ndodhi-nje-dite-ne-nje-lokal-te-parku-rinia-94108" }