Paloka: Pushteti ka lëshuar lukunitë për të ndryshuar vullnetin e popullit

Publikuar tek: politike, më 13:09 05-06-2015 Paloka: Pushteti ka lëshuar lukunitë për të ndryshuar vullnetin e popullit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar  në lidhje me tensionet në rritje sipas tij në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit. Në një deklaratë për mediat Paloka është shprehur se banditët kanë lëshuar lukunitë për të ndryshuar vullnetin e  popullit. megjithatë ai shprehet i bindur se fitoren  e PD-së “nuk  ndalin dot as banditët e rrugës e as ata në krye të pushtetit”.

“Denoncimet për këto akte vijnë nga Puka në Mallakastër.Kështu, mbrëmë janë kërcënuar me jetë familjarët e kryetarit të komunës Gjegjan në Pukë, njëkohësisht kryetar i shtabit të Partisë Demokratike në atë zonë Ndue Cara.Shkak është bërë denoncimi që z. Cara i ka bërë pikërisht fenomeneve të shitblerjes së votës, kërcënimeve verbale dhe fizike si edhe presioneve për largimin nga puna që përfaqësuesit e Ramës dhe Metës po kryejnë në atë zonë.Po mbrëmë në Mallakastër është kërcënuar Gentian Maçaj, anëtar i shtabit të kandidatit të djathtë Agron Kapllanaj. “ Po mbështet Agron Kapllanajn. 1 mijë euro bën një kallëp tritoli dhe të hedhim në ajër….”Ky ka qenë mesazhi i bandës së pushtetit që pastaj vazhdon me sharje banale.Ndërkohë policia e bandës  as nuk ka pranuar të marrë kallëzimin me pretekstin se ka kaluar afati”, është shprehur Paloka.

Partia Demokratike i’u ka bërë  thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare që merren me monitorimin e zgjedhjeve, si edhe përfaqësive të BE-së dhe SHBA-së të përdorin të gjithë influencën e tyre për të mos lejuar një degjenerim të mëtejshëm të situatës zgjedhore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Nëse nuk do kishte nisur luftën Myslym Peza, Shqipëria s'do ishte kjo që është
Kurbini mbetet pa kandidat të djathtë. Reagon Altin Biba: Askush s’më mban dot në garë me zor »
Article Logic
Execution time: 0.024877071380615
array(1) { ["section"]=> string(79) "paloka-pushteti-ka-leshuar-lukunite-per-te-ndryshuar-vullnetin-e-popullit-12763" }