Paloka: Qeveria po bën cubin me opozitën, do të japë llogari për dhunën

Publikuar tek: politike, më 11:42 23-05-2015 Paloka: Qeveria po bën cubin me opozitën, do të japë llogari për dhunën

Partia Demokratike ka reaguar, pas ngjarjes  me vëllain e kandidatit të PD-së për bashkinë e Vaut të Dejës , i cili pretendon se i është zënë pritë nga Policia dhe është qëlluar në drejtim të tij. Përmes nënkryetarit të grupit të PD-së Edi Paloka, PD ka bërë përgjegjëse të sulmit qeverinë.

Qeveria e nisi fushatën zyrtare me dhunë policore. Banditë, militantë të veshur me uniforma policie i kanë ndërprerë rrugën Alfred Hilës, vëllait të kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.Inspektori i policisë Gjergj Dodani ka qëlluar me armë në drejtim të Alfred Hilës duke e kërcënuar. Pak ditë më parë, më datë 8 maj, Partia Demokratike e Shkodrës kishte denoncuar me një deklaratë implikimin e Policisë së Shtetit në fushatën e PS-së.Po ashtu, kandidati i Partisë Demokratike Zef Hila ka denoncuar tek drejtori i Policisë së Shkodrës pikërisht Gjergj Dodanin për angazhimin e tij në fushatë duke bërë presion ndaj votuesve demokratë, tha Paloka.

Paloka ju bëri thirrje ndërkombëtarëve të monitorojnë dhunën e qeverisë ndaj PD-së.

Partia Demokratike i bën thirrje misionit të OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër këtë përshkallëzim të dhunës dhe terrorit qeveritar.Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore. Më 21 qershor shqiptarët do ju japin përgjigjen e parë Ramës dhe Metës. Fundi i kësaj maxhorance të dhunës e mjerimit është afër”, tha Paloka, i cili nënvizoi se fundi i maxhorancës është i afërt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banori-Ramës: Boll u more me gratë tona, ato kanë burra! Kosova:Kompenson diçka tjetër
Kumanova/ Leskaj në Asamblenë e KiE: Kriza politike nuk duhet të kthehet në krizë etnike »
Article Logic
Execution time: 0.0038638114929199
array(1) { ["section"]=> string(75) "paloka-qeveria-po-ben-cubin-me-opoziten-do-te-jape-llogari-per-dhunen-11790" }