Paloka: Rama po nxit konflik social, provokon sërish me Enverin

Publikuar tek: politike, më 17:12 16-09-2015 Paloka: Rama po nxit konflik social, provokon sërish me Enverin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas vendosjes së fotove të ish-diktatorit Enver Hoxha në Pezë, duke e cilësuar këtë si provokim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Palokës, është vetë kryeministri ai që po nxit ndasi dhe konflikt social në vend duke u përpjekur të restaurojë dikatorin më të egër të lindjes. Deputeti demokrat i ka bërë thirrje Ramës që të tërhiqet nga ky golirifikim në të kundërt do të marrë të njejtën përgjigje që ka marrë edhe idhulli i tij.

Deklarata e plotë e Edi Palokës:

Edi Rama nxiti sërish sot ndasi e konflikt social, duke provokuar shoqërinë me nderimin që i bëri diktatorit Hoxha dhe shpurës tjetër komuniste të regjimit kriminal, që vranë, internuan, dënuan pa gjyq, zhdukën të drejtat elementare të njeriut, dhe sollën krizën e urisë për 45 vite në Shqipëri.

Përmes pinjollit të tij në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama organizoi një aktivitet shtetëror me fotot e Enverit e Nexhmies në Pezë, kësaj radhe me akt edhe më agresiv duke i vendosur ato në vendin e nderit.

Edhe më e rëndë është kjo ngjarje, kur të tilla manifestime bëhen me paratë e taksave të qytetarëve.

Partia Demokratike e dënon këtë politikë të shëmtuar e kriminale të Edi Ramës që nga viti në vit po glorifikon dhe po restauron dikatorin më të egër të lindjes, duke e bërë tashmë pjesë zyrtare të protokollit.

Ky është akti i një kryeministri të dështuar, i neveritur tashmë nga mbarë shoqëria që rreket në mënyrë të dëshpëruar të ruajë mbështetjen tek një grusht omunistësh.

Ne i kërkojmë Edi Ramës të heqë menjëherë dorë nga këto provokime, me diktatorin, regjimin e të cilit mijëra shqiptarë e kanë paguar me gjak e me jetën e tyre.

Nëse ai vazhdon të glorifikojë me arrogancë e me forcë Enver Hoxhën, qytetarët e vendit dhe ne do ti japim përgjigjen që meriton, përgjigjen që ka marrë dhe idhulli i tij.

Lexo edhe: Enver Hoxha në kornizë, lartësohet ylli dhe Partia Komuniste në Pezë. Ja çfarë po ndodh në festë (FOTO)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DEKRIMINALIZIMI/ Bylykbashi: Çfarë e pengon Ramën ta bëjë?! Braho: Drogë kanë përdorur si nga ju, si nga ne
“Një bimë kanabisi kushton më shumë se një lopë”, qytetari denoncon konfliktin e drogës te Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.02293586730957
array(1) { ["section"]=> string(67) "paloka-rama-po-nxit-konflik-social-provokon-serish-me-enverin-20953" }