Paloka: Rama shpalli de juro se beu i jugut është Koço Kokëdhima

Publikuar tek: politike, më 12:22 30-08-2015 Paloka: Rama shpalli de juro se beu i jugut është Koço Kokëdhima Edi Paloka, deputet i PD

Për deputetin Paloka, deputeti i PS Koço Kokëdhima ka qenë beu i jugut “de fakto”, por sipas tij, tashmë Rama e ka bërë një gjë të tillë “de juro”.

“Edi Rama e pranoi zyrtarisht dhe publikisht se Beu i Jugut është Koço Kokëdhima. De facto, Kokëdhima ka qene deri me sot  kryeministri i të gjithë aksit Lushnje-Fier-Vlorë-Sarandë. Ai vendos për gjithçka, për çdo tender, privatizim, e punësim. Por dje ai eshte  shpallur edhe “de jure” nga Edi Rama si padron i Jugut. Dje  nën justifikimin e një organizimi të ri të PS, Kokëdhimës i është shtuar nën zotërim edhe qarku i Gjirokastrës", tha deputeti në daljen për shtyp.

"Me këtë akt, Edi Rama pranoi se modeli i tij për rajonin e Jugut është Koço Kokëdhima, pra është; përvetësimi i pasurisë publike, i bregdetit, zhvatja e pronave, ndërtimi i paligjshëm i kështjellave buzë Jonit, mbjellja e hashashit, kapja dhe trafikimi i çdo vendi pune, afrimi në stafin e ngushtë të pedofilëve që këmbejnë vende pune me favore seksuale, promovimi i personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë si kryetari i Qarkut Vlorë, si dhe shkelja e Kushtetutës në te pakten 150 raste të përfitimit të fondeve publike duke qënë deputet", pohoi Paloka.

“Modeli i Ramës për jugun është modeli i ideatorit të legalizimit të drogës”, theksoi deputeti i PD, Edi Paloka në daljen për shtyp.

Kryeministri Rama komunikoi ditën e djeshme se Koço Kokëdhima do të drejtoje rajonin Vlorë-Gjirokastër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama për PS-në e ndan Shqipërinë në 6 rajone, Vlorë-Gjirokastër drejtohet nga Kokëdhima
Berisha denoncon shpërthimin me tritol pranë komisariatit të Fierit »
Article Logic
Execution time: 0.014374971389771
array(1) { ["section"]=> string(69) "paloka-rama-shpalli-de-juro-se-beu-i-jugut-eshte-koco-kokedhima-19514" }