Paloka- Ramës: Para teje s’kam ndenjtur kurrë si pulë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krimin

Publikuar tek: politike, më 11:08 21-04-2016 Paloka- Ramës: Para teje s’kam ndenjtur kurrë si pulë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krimin

Gjatë fjalës së tij në parlament Edi Paloka i është drejtuar kryeministrit Rama duke i thënë se para teje nuk kam ndenjtur kurrë si pulë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krimin.

"Nuk desha ta marr fjalën tani, por meqë kryeministri na e dha mundësinë…Shullazi ka indentifikuar edhe një herë një nga makthet e Edi Ramës, mund ti dalë papritur jashtë kontrollit, ashtu si zgjedhjet. Këto janë dy tmerret që mund ti dalin jashtë kontrollit kryeministrit. Ngjarja e Shullazit ishte e papritur për të, nuk e kontrolloi dot.

Përse nuk e do byronë e hetimit? Se i trembet, se si Shullazi mund të përfundojë dhe vetë pa e ditur. Del dhe thotë se opozita se do byronë, ta miratojmë byronë. E patë si u trullos tre ditë zotëria, tre ditë nuk flolën, dolën të gjithë dhe Tahiri i përmendi emrin.

Sado që flasin për gjyqe dhe shpifje e dinë këta dhe për fat të mirë e dinë të gjithë shqiptarët. Uroj që prokuroria ta vazhdojë si e ka nisur me mbështetje atyre që ka dhe të opozitës, sigurisht. Sa për atë pjesën e gjyqit ti e di shumë mirë se ike ti dhe nuk ika unë, për fat të mirë janë të filmuara të gjitha. Ti e di që para teje s'kam ndenjtur kurrë si pulë aq më tepër kur bëhet fjalë për krimin.

Sikur Berisha mos vinte të denonconte kërcënimin e kandidatit për rektor me siguri sot do kishim 'Shullazin' rektor. Ne kemi thënë dhe do vazhdojmë deri në fund se zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka me këtë kryeministër. Ja mbylli Shullazi gojën, nuk foli më për Obamën" tha Paloka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shmang përdorimin e shpeshtë të emrit të Shullazit dhe e quan ‘’Personazh’’. Jep detaje si e arrestoi policia
Rama sarkastik me Palokën, flet edhe për Shullazin: Dy herët që e kam takuar personazhin në fjalë »
Article Logic
Execution time: 0.021785974502563
array(1) { ["section"]=> string(96) "paloka-rames-para-teje-s-kam-ndenjtur-kurre-si-pule-aq-me-teper-kur-behet-fjale-per-krimin-38254" }